sport

Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA.

Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të.

Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit.

Çështja ka prekur edhe Suedinë, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzon të blejë mallra “Made in Usa”, si një përgjigje për qartësinë e munguar të pozicionit të Trump për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Diskutime të forta mbi Botërorin amerikan ka edhe në Gjermani. Zëvendëspresidenti i Federatës, Oke Göttlich, president i St.Pauli, klub i lagjes punëtore të Hamburgut, ka dalë hapur kundër. Ai gjithmonë ka qenë kundër modelit futboll-biznes.

Për “Hamburger Morgenpost”, Göttlich ka thënë se ka ardhur momenti për veprime konkrete të forta. Ky qëndrim është në linjë me kërkesat e tifozëve të St.Pauli, që së fundi i kanë bërë apel FIFA-s për të njohur Federatën e Futbollit të Groenlandës. Një gjest simbolik, që mund të përfaqësojë një “levë diplomatike” ndaj pretendimeve amerikane.

Iniciativa është mbështetur nga disa politikanë të Cdu, por është ndalur nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili kishte përkrahur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut.

Në mes janë edhe problemet që lidhen me faktorin e sigurisë. Sidomos pas imazheve të ditëve të fundit të Minneapolis, me 3 mijë agjentë të Ice të mobilizuar për operacionin anti-emigrim të kërkuar nga Trump. Nuk është ende e qartë se si qeveria amerikane do të administrojë fluksin e tifozëve nga shumë vende të botës që do të ndjekin Botërorin.

Muajt e fundit Washington-i ka pezulluar apo ndaluar vizat turistike për qytetarët e disa vendeve, mes tyre edhe të vendeve të kualiafikuara për në Botëror. Është rasti i Iranit. Po ashtu, nuk është e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet “Fifa pass” i propozuar nga Infantino për të lehtësuar hyrjen e tifozëve të çdo pasaporte.

Klima e rënduar ndërkombëtare, tensioni në rritje në SHBA dhe paqartësia në lidhje me vizat turistike rrezikojnë seriozisht të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që ka qenë gjithmonë baza e Botërorëve. Ideja e kojkotit nga java në javë po fiton kuota.

të fundit

“Iu dorëzua dje ndërmjetësve pakistanezë”, mediat iraniane: Teherani ka paraqitur një propozim të ri për negociata

Teherani i ka dorëzuar ndërmjetësve pakistanezë një “propozim të ri negociues” të drejtuar Shteteve të Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve…

36 minutes ago

“Kostot rriten, 39% e shqiptarëve në vështirësi për të mbyllur muajin”, Grigels Muçollari: Të bashkohemi më 8 maj kundër padrejtësive

Në një reagim në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka ndarë disa nga shqetësimet e qytetarëve të…

38 minutes ago

Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji: Ka humbur kështjellën e fundit, burrërinë! Partia nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj!

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zhvillimet rreth garës për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u shprehur se…

2 hours ago

Forumi i IDU në Zagreb, Mediu: Në fokus integrimi në BE i Shqipërisë dhe influenca ruse në rajon

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në Zagreb në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) që po…

2 hours ago

Devoll/ Zetori del nga rruga dhe përmbyset në aksin Korçë-Bilisht, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në juglindje të vendit, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj në Devoll, ku një mjet…

2 hours ago

EMRI/ Aksident në Shkodër, përplasi për vdekje të moshuarin, arratiset drejtuesi i automjetit

Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Haki Bajrami 77 vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet. Drejtuesi…

2 hours ago