sport

Dani Olmo ende në dyshim, Barça mendon për Kante

Në shtëpinë e Barcelonës nuk ka asnjë shenjë për lehtësimin e problemeve të njohura financiare që kanë kufizuar shumë opsionet e transferimeve të klubit në vitet e fundit.

Në orët e fundit ka bërë bujë situata e një prej emrave të mëdhenj të skuadrës, Dani Olmo, i cili rrezikon të largohet në merkaton e janarit, nëse klubi nuk arrin ta përfshijë atë në skuadër. Lista do të dorëzohet në La Liga deri më 31 dhjetor.

Të lidhura

None found

Në fillim të sezonit, Barça kishte regjistruar Olmon deri më 31 dhjetor, duke përfituar nga dëmtimi i gjatë i Christensen, por në këto orë statusi i tij duhet të përditësohet dhe përfundimi i çështjes nuk është i dukshëm, me lojtarin që mund të lirohet duke paguar një klauzolë speciale në kontratën e tij.

Lajmet priten për datën 27 dhjetor, në të cilën Barcelona do e ketë më të qartë për manovrim dhe do të jetë në gjendje të kuptojë nëse do të mund të bëjë edhe merkaton e transferimeve në janar.

Në rast se do të jepej drita jeshile, me La Liga që ende i kërkon klubit rreth 60 milionë euro, drejtuesit do të eksploronin edhe tregun për të kërkuar një mesfushor me muskuj dhe dinamikë për t’i shtuar skuadrës së Flick.

Sipas për Sports, favorit do të ishte francezi N’Golo Kante, aktualisht në radhët e Al Ittihad në Arabinë Saudite. Së dyti, të gjithë sytë janë te Leon Goretzka i Bayern Munich. Emra të pëlqyer por që sot siç u përmend nuk mund të diskutoheshin. Pra, momenti është 27 dhjetori i ardhshëm, kur Barcelona do të kuptojë nëse dhe çfarë marzhesh ekonomike do të ketë për të bërë një transferim (dhe për të shtuar Dani Olmo në listë).

të fundit

Bayern Munich sheh Nicolo Tresoldin si pasues të Harry Kane

Bayern Munich e ka identifikuar Nicolo Tresoldin si një nga objektivat e tyre kryesorë për të forcuar sulmin e tyre…

1 minute ago

Owono pret vendimin disiplinor këtë javë, rrezikon përjashtim të përhershëm nga futbolli në Spanjë

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, përballet me një ndalim të përjetshëm nga të luajturit në Spanjë për ndërhyrjen që shkaktoi…

2 minutes ago

Sot protestë kombëtare, qytetarë e studentë mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Ramës

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

5 minutes ago

Tre të vdekur dhe tre të plagosur pasi një SUV goditi këmbësorët në Los Angeles

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…

26 minutes ago

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…

29 minutes ago

Pacientja pa një figurë në karrigen bosh: fjalët që e tmerruan infermieren

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse — Klan Kosova [...]Read More...

41 minutes ago