Tifozët e zemëruar të Danimarkës për atë penallti bujare të Dani Makelies ndaj Anglisë kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë UEFAs që të riluhet gjysmëfinalja.
Një shfryrje dufi më shumë sesa rezultat konkret, sepse edhe tifozët e Francës firmosën me 270 mijë firma peticionin për të përsëritur ndeshjen me Zvicrën, pasi sipas tyre portieri Zomer nuk kishte shkelur vijën e portës në penalltinë vendimtare të Mbapesë, por në fund nuk prodhoi rezultat.
Meqë ra fjala te protestat e danezëve dhe italianëve, anglezët kanë reaguar dhe pretendojnë se nëse penalltia e Sterlingut nuk ishte, ashtu duhej anuluar edhe goli i parë i Damsgardit me goditje dënimi, panorama sport.
Lojtarët nordikë nuk respektuan distancën me barrikadën e Anglisë, duke shkelur Ligjin 13 (seksioni 3) të rregullores së FIFA-s, i cili specifikon se, “murit me 3 apo më shumë lojtarë të skuadrës mbrojtëse, lojtarët e skuadrës sulmuese duhet t’i qëndrojnë të paktën 1 metër larg derisa topi të vihet në lojë”. Përpara ekzekutimit të Damsgardit, lojtarët danezë lëvizën duke iu afruar barrikadës në më pak se një metër, diçka që Makelies i shpëtoi.
ANGLIA NËN HETIM – UEFA nisi një hetim disiplinor ndaj Anglisë për laserin që është përdorur nga tifozët anglezë ndaj portierit danez, Peter Shmajkëll, përpara se Kejn të godiste penalltinë. Anglia është akuzuar edhe për vërshëllimat që u dëgjuan në “Wembley” gjatë ekzekutimit të himnit të Danimarkës
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…