Lutfi Dalipi vazhdoi serinë e paraqitjeve të mira në Zvicër, duke realizuar golin e pestë në kampionat këtë sezon.
Futbollisti 20-vjeçar shënoi për Vaduzin në disfatën 2-1 ndaj Servettes, në takimin e javës së 11-të të Superligës zvicerane. Goli erdhi në minutën e 77-të, por nuk e ndryshoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes së zhvilluar në udhëtim.
None found
Dalipi e luajti të gjithë ndeshjen, ashtu si edhe bashkëkombësi i tij, Liridon Berisha, i cili gjithashtu u aktivizua për Vaduzin. Portieri Leo Besson, ndërkaq, e ndoqi takimin nga stoli i rezervistëve të Servettes.
Krahas pesë golave në kampionat, sulmuesi kosovar ka regjistruar edhe nëntë asistime këtë sezon, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të Vaduzit.
Sfida e së ardhmes për prodhuesit e baterive të makinave elektrike nuk lidhet më vetëm me sasinë e energjisë që…
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë…
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…
Vora dhe Tirana Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo…
Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…