sport

Dalin FOTO-t e aksidentit të mbrojtësit shqiptar në Itali

Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është përfshirë në një aksident automobilistik në Torino. Mbrojtësi i Torinos ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” të tij, kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq.

Fotot e publikuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë mes dy makinave. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe personi në xhipin e kuq duke qëndruar me këmbët e tyre, në gjendje të mirë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi të hetojë për shkaqet e aksidentit, teksa media italiane raporton se makina Mercedes e Vojvodës ka pësuar dëmtime të shumta.

Gjithsesi vetë mbrojtësi i Kosovës ia ka hedhur paq, pasi është mbrojtur nga air bag-ët dhe ka dalë nga makina pa asnjë plagë, duke udhëtuar menjëherë drejt qendrës stërvitore të Torinos, ku ka kryer edhe seancën e trajnimit nën urdhrat e Juriç.

Asnjë problem për fat të mirë për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, që do të jetë në dispozicion të Torinos edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit.

të fundit

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në…

25 minutes ago

Erisa Xhixho: Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare, shkollat po zbrazën me ritme alarmante, 60% e nxënësve analfabetë funksionalë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv.presidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, denoncon situatën alarmante të arsimit në Shqipëri, duke…

32 minutes ago

Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi…

44 minutes ago

Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin…

2 hours ago

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën, nxënësit bojkotojnë mësimin

Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e…

2 hours ago

Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO)

Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin…

2 hours ago