Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0 me 1 nga Spanja. Humbje që e mbyll rrugëtimin e kuqezinjve në vendin e fundit të grupit B me 1 pikë.
Në fundin e ndeshjes ka folur për Klan TV trajneri Sylvinho.
“Sigurisht dalim me kokën lart, ishim në grupin e vdekjes me kampion Europe dhe bote. Jam i trishtuar për rezultatin po jo për ecurinë tonë. Kemi luftuar për çdo ndeshje. Kemi luftuar deri në fund për çdo ndeshje.
Përsa i përket Europianit jam i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë, por dhe të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin që do mundeshim 3 apo 4 me 0 megjithatë ne kemi qenë deri në fund duke luftuar.
Duhet të falenderoj federatën dhe të gjithë. Përpara kemi Nations League dhe më pas kemi kualifikueset e Botërorit. Do të ishte bukur të provonim dhe emocionet e Botërorit”.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…