Categories: sport

Daku përlotet në lamtumirën e mundshme me Rubin Kazanin, e pret kontrata milionëshe te Spartaku

Mirlind Daku udhëhoqi Rubin Kazanin drejt fitores 2-1 përballë Akron Tolyattit në javën e dytë të Ligës Premier të Rusisë, duke realizuar golin vendimtar, por skenat pas përfundimit të takimit morën vëmendjen kryesore.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, sulmuesi shqiptar u përqafua nga bashkëlojtarët. Ata e morën në krahë dhe e hodhën disa herë në ajër, duke krijuar një moment të mbushur me emocione.

Daku u shfaq me lot në sy dhe nuk mundi ta fshihte emocionin. Besohet se kjo përshëndetje lidhet me mundësinë që ai të largohet nga Rubin Kazani.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës ka vënë në zbatim klauzolën për blerjen e futbollistit shqiptar, çka e ka afruar edhe më shumë realizimin e transferimit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Rubin Kazanit, Javi Artiga, u pyet nëse Daku sapo kishte zhvilluar paraqitjen e tij të fundit me fanellën e klubit.

“Nuk e di, do ta shohim. Unë jam trajneri dhe të gjitha lajmet na kanë gjetur këtu në Samara”, u përgjigj ai.

Artiga vlerësoi jo vetëm cilësitë sportive të sulmuesit, por edhe karakterin e tij: “Përveçse është një futbollist i shkëlqyer, Mirlindi është edhe një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë jep gjithçka për skuadrën. Ju kujtohet sezoni kur Rubini u rikthye nga Liga e Parë dhe, falë në masë të madhe Dakut, arriti një tjetër nivel”.

“Në çdo rast, i urojmë Mirlindit shumë fat dhe e falënderojmë për gjithçka”, deklaroi trajneri për “Match TV”.

Te Spartaku i Moskës, ish-ylli i Gjilanit pritet të sigurojë të ardhura milionëshe. Daku do të firmosë një marrëveshje disavjeçare me pagë 3.3 milionë euro në sezon, duke u renditur mes tre futbollistëve më të paguar të kampionatit rus.

Ndryshe nga klubet e tjera evropiane që kishin shfaqur interes, Spartaku zotëronte mundësitë financiare për të paguar klauzolën e lirimit, e cila kap vlerën e 11 milionë eurove.

të fundit

Çeku: Reform will adapt universities to the country’s potential and needs

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe…

1 second ago

Jahjaga: How long will the killing of women be seen as just another tragedy?

Ish presidentja, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Gjilanit, që tronditi mbrëmë Kosovën. Jahjaga, ka…

25 seconds ago

Overcrowding in Macedonian prisons revives debate over amnesty

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

5 minutes ago

Petrit Malaj: Albanians in North Macedonia are the link between the two countries

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

5 minutes ago

Hetimet për tragjedinë në Gjilan: Çfarë dihet deri tani?

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e…

6 minutes ago

Çeku: Reforma do t’i përshtatë universitetet me potencialin dhe nevojat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe…

6 minutes ago