Pasditja e sotme ka qenë e veçantë për Mirlind Dakut, i cili i ka përjetuar të gjitha emocionet brenda 75’ përballë Spartakut të Moskës. Kaq zgjati gara e shqiptarit, i cili braktisi të tijtë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në këtë duel të fituar nga Rubin Kazan me shifrat 2-1.
Autori i të dy golave ishte pikërisht Daku, i cili ndëshkoi moskovitët në të 8’ dhe 28’. Falë kësaj paraqitje ai e shikon veten në vendin e tretë të goleadorëve të kampionatit rus ku ka shënuar 11 gola në 20 javë. Me këtë fitore ekipi nga Kazani renditet në vendin e tetë me 29 pikë ndërsa Spartaku i Moskës humb kontaktin me dy vendet e para duke qëndruar në kuotën e 40 pikëve.
27-vjeçari ka vendosur që këtë dopietë t’ia dedikojë, Rei Manajt, i cili kaloi një moment të vështirë, pas përplasjes kokë më kokë me kundërshtarin në ndeshjen e kampionatit turk mes Silvasporit dhe Goztepes, që përfundoi me rezultatin 3 me 1.
“Shumë i lumtur me performancën, dhe me golat! Golat shkojnë për vllaun Rey Manaj. Dashtë Zoti lëndimi është i lehtë!”, shkruan Daku në rrjetet sociale.
Ndreaj është një nga personat e arrestuar në kuadër të aksionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe…
Arbana Osmani po përgatit rikthimin e shumëpritur në ekran, me dy projekte të reja. Pas suksesit të sezonit të parë,…
Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e…
Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga strukturat e paligjshme që kanë zaptuar trotuaret…
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhërarrestet për çështjen e call centerave.…
Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili dyshohet se u dhunua dhe…