Categories: sport

Daja zhgënjyer për barazimin në derbin me Dinamon: Po bëjmë gabime në çdo ndeshje

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, shprehu keqardhje për gabimin e mbrojtësve në momentin e golit të shënuar nga Ibraimi në derbin që përfundoi në barazim 1-1.

Sipas teknikut të skuadrës së kuqe, gabimet janë pothuajse “copy-paste”.

Të lidhura

None found

Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Daja ndër të tjera u shpreh: “Gabimet janë pothuajse copy-paste në çdo ndeshje. Nëse do ta mbanim portën të paprekur në ndeshjet e zhvilluar nuk do të kishim marrë 4 barazime.

Kemi përdorur në këto 4 ndeshje të gjithë kontingjentin që kemi. Kemi marrë informacion për çdo lojtar. E keqja është që ky informacion merret në ndeshje zyrtare. Ndryshuam edhe vendosje, për ti dhënë qetësi mbrojtjes, por edhe sot u gabua pa asnjë presioni.

Duhet të vepronim më mirë në mënyrën e dinamikës së aksionit. Në momentin që nuk pësojmë gol do ta kemi më të lehtë për të shkuar te fitorja.

Duhet konsoliduar akoma më shumë edhe manovra. Kemi dhe një variant tjetër për të luajtur me lojtarët që kemi. Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Duhet t’iu japim më shumë superioritet mbrojtësve, lojën e ndërtojmë nga poshtë, edhe pa na vënë në presion kundërshtari, gabojmë vetë. Me lojtarët që kemi mendoj që kjo mund të jetë skema më efikase.

Pushimi pas kësaj ndeshjes, do na japë mundësinë për të automatizuar manovrën dhe për të provuar ndonjë sistem që nuk e kemi provuar deri tani”.

 

të fundit

“3 orë përgjim në Monako”/ Ahmetaj zbulon audio-përgjimin shokues dhe përfshin Ramën: Tregti armësh me izraelito-shqiptarin Ron Yeffet. “Kayo”, sipërmarrje kriminale, kush fshihet pas “Ermal raketa”

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta në emisionin “Çim Peka Live”, ku paralajmëroi publikimin e materialeve audio dhe…

2 minutes ago

Ahmetaj akuzon Ramën për plan eliminimi në burg: Veliaj festoi me whiskey pas urdhër-arrestit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke folur…

10 minutes ago

Hoti kritikon transferimin e Bekim Sejdiut në Presidencë: Dyshime për aftësitë në detyrën e lartë shtetërore

Avdullah Hoti ka kritikuar kalimin e një ish-gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiut në pozitën e këshilltarit në Zyrën e…

15 minutes ago

Hykmete Bajrami zbulon kushtet për mbështetjen e një Qeverie të udhëhequr nga Kurti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar kushtet në të cilat do ta votonte një Qeveri të udhëhequr nga Albin…

15 minutes ago

Bajrami: Do të ishte hipokrizi të protestonim kundër Kurtit pasi të negocionim me të

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qasjen e opozitës dhe të partisë së saj lidhur me zhvillimet politike dhe…

16 minutes ago

Medon Berisha i thotë lamtumirë makthit të dëmtimit, debuton këtë sezon me Leccen pas 9 muajsh

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha, është rikthyer në fushën e blertë pas një mungese të gjatë prej nëntë…

19 minutes ago