sport

Daja mediton largimin: Do flas me drejtuesit, dikush do marrë përgjegjësi

Ilir Daja e mendon largimin dhe e tha edhe në deklaratën e tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.  “Pësojmë gola jashtëzakonisht të lehtë. Me daljen e Seferit kaluam në 4-2-3-1, pasi futëm edhe Kaçen. Menduam të rrezikonim më shumë. Të pësosh gola në atë mënyrë… janë tre mbrojtës tonë që nuk mbyllin portën.

Janë defekte që na ngarkojnë edhe ne me përgjegjësi. Tentuam ta fitojmë ndeshjen, ky është futbolli, por mund të kishim marrë më shumë nga ky derbi”, tha fillimisht trajneri Daja, që sigurisht nuk e kishte pritur ta niste kështu me Partizanin.

“Nuk e kishim menduar se do kishim kaq pak pikë, por të gjithë bashkë kemi përgjegjësi. Duhet të reflektojmë të gjithë, nga unë i pari e deri te lojtari më i ri.

Ekipi prodhon lojë. Nuk flas për derbin, pasi nuk ka ndonjë prodhim loje. Ka dyluftime, por na mungojnë shumë pikë në bazë të asaj që kemi paraqitur. Jemi në pozicion jo të mirë, por do ulemi me drejtuesit për të vendosur se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”.

“Përveç 3 ndërrimeve që bëmë, të gjithë lojtarët e tjerë në stol ishin të ekipit U19. Tentuam të bëjmë diçka më shumë sot, por na dhemb mënyra e lehtë e marrjes së golave. Edhe dyluftimet nuk janë siç duhet”.

“Në ditët në vazhdim do flas me drejtuesit e klubit, në lidhje me të ardhmen time dhe të lojtarëve. Në këtë situatë të vështirë që jemi, dikush duhet të marrë përgjegjësinë, ose disa të marrin përgjegjësi.

Nëse zgjidhja më e mirë është ta marr unë përgjegjësinë, edhe për ato gola që kemi pësuar, duhet bërë një zgjidhje. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë e kësaj situate ku ndodhet Partizani”.

“Stenio Junior vazhdon të luajë mirë, por atij nuk i shërbehet si vitin e kaluar, prandaj zhvendoset nga zona ku duhet të luajë për të krijuar hapësira për të tjerët. Është mungesë e ekipit për të çuar Stenio Junior përpara portës, pasi është nga lojtarët më të mirë që kemi në ekip”. / h.ll/albeu.com

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

16 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

35 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

36 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

59 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

59 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago