sport

Daja: Derbi nuk luhet për spektakël, por për të fituar

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, para derbit me Dinamon në një deklaratë për mediat tregoi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ekipin, që tifozët dhe futbollistët të motivohen pas humbjes me Vllazninë :

“Kemi bërë një pjesë të parë jo të mirë me Vllazninë. Ata krijuan më shumë raste, 2-3 për shënim. Pjesën e dytë u zhvendosëm në gjysmëfushën e tyre dhe patëm edhe ne raste për shënim. Ka edhe nervozizëm, normal. Kemi thënë që do bëjmë një analizë që të minimizojmë gabimet dhe të automatizojmë veprimet e mira.

Të lidhura

None found

Derbi nuk ka lidhje me mënyrën se si vijnë skuadrat. Derbi është ndeshje e veçantë, që nuk shkon në sinkron në vazhdimësinë e ekipeve. Të dyja ekipet vijnë me humbje, por ne kemi tre fitore e dy barazime kohët e fundit. Mund të ishim më mirë me pikë, nëse do e kishim nisur mirë kampionatin. Mund të kishim 5-6 pikë më shumë pa gabimet individuale. Në Shkodër kundër Vllaznisë priten tre rezultatet. Rikuperimi i pikëve u ndal në Shkodër. Derbi nuk luhet për spektakël, por për të fituar. Do bëjmë maksimumin t’ia dalim.

Dinamo ka pësuar shumë, por ne nuk kemi shënuar shumë. Duhet të jemi efikasë në shfrytëzimin e rasteve. Do ketë shumë dyluftime dhe rastet nuk do të jenë të shumta. Duhet të jemi cinikë, që të paktën ne të përmirësojmë shënjestrën para portës.

Nuk është ndjerë ndonjë efekt i madh negativ prej humbjes me Vllazninë. Kemi bërë stërvitje ndryshe prej reshjeve, në lojëra me qëllim ekipi ka ritëm dhe entuziazëm tjetër. Kemi analizuar ndeshjen me Vllazninë dhe kemi vënë re gjëra të mira. Psikologjikisht nuk ka pasur ndikim negativ”, tha Daja.

“Kur ekipi që ka një lojtarë më pak në fushë dhe është në avantazh, ata e kanë favorin sepse do punojnë vetëm në fazën mbrojtëse. Ata ngushtojnë të gjitha zonat. Është ndryshe kur janë në disavantazh. Më ka ndodhur për ironi të fatit, që kemi qenë me dy më pak dhe ndeshja ka qenë në barazim. Kështu lë boshllëqe mbrapa, ndryshe mbyllen hapësirat dhe është e vështirë të përmbysësh rezultatin.

Janë dy ekipe të një qyteti dhe sigurisht që “Air Albania” ofron kushte më të mira. Gjej rastin t’i ftoj tifozët për të në mbështetur, edhe pse ndeshjen e fundit nuk i kemi kënaqur me rezultatin. Ata e ngrohin shumë atmosferën me praninë e tyre.

Damcevksi mungon që nga ndeshje me Egnatian dhe ka një frakturë në dy brinjët. Pardje është operuar në mushkëri, operacioni ka dalë me sukses. Uroj të afrohet me grupin sa më shpejt. Gligorov ka tërheqje muskulore, pjesa tjetër janë gati. Portieri Hoxha dje për herë të parë është futur në stërvitje. Ka pasur një frakturë në gisht dhe loja kryesore është me duar.

Në këto momente kemi presion ne e Dinamo, prej pozicionit në tabelë. Vendi i parë është shkëputur, kurse i treti pesë pikë larg. Ndeshja do jetë e luftuar, dy ekipet futen në fushë për të fituar. Ndoshta jemi më të favorizuar për të shkuar drejt fitores, prej ecurisë më të mirë në javët e fundit”, përfundoi trajneri.

të fundit

Bayern Munich merr një pikë ndaj Augsburgut, Hamburg triumfon ndaj Hoffenheimit dhe Leverkusen fiton 3-4

BundesligaBayern Munich ka barazuar me Augsburg, në ndeshjen e vlefshme të javës së 3-të të Bundesliga-s gjermane [...]Read More...

5 minutes ago

Komisioneri evropian i Drejtësisë: Mbështetja ndaj SPAK-ut, kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Reforma në drejtësi, pavarësia e institucioneve dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit mbeten vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin…

14 minutes ago

Gjermania kërkon masa të reja ndaj Moskës, ndërsa SHBA pezullon përkohësisht disa kufizime për naftën ruse

Vendimi amerikan për të lejuar përkohësisht shitjen e naftës ruse nuk e ndryshon qëndrimin e Gjermanisë ndaj Moskës. Zëdhënësi i…

16 minutes ago

Video/ Sulm i raportuar me raketë në aeroportin e Riadit, ndërpritet trafiku ajror në Arabinë Saudite

Një raketë, që sipas një burimi diplomatik të cituar nga Agjencia France-Presse (AFP) u lëshua nga forcat Huthi të Jemenit,…

16 minutes ago

Nafta pjesë e paktit Trump–Putin: goditet terminali në Rostov, ndërsa Kievi kundërshton furnizimin e SHBA-së nga Rusia

Rusia është e gatshme të furnizojë Shtetet e Bashkuara dhe tregjet botërore me naftë dhe nënprodukte. Kremlini konfirmoi se kjo…

17 minutes ago

Hyseni: Ndalimi i Nagavcit dhe deputeteve në kufirin serb, incident politikisht domethënës dhe i pajustifikueshëm

Arbërie Nagavci, bashkë me deputetet Fatmire Kollçaku e Liza Gashi dhe këshilltarin politik Ragmi Mustafi, u ndaluan nga policia serbe…

29 minutes ago