Lënia jashtë Euro 2024 nga Sylvinho e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit ka shkaktuar shumë reagime. Armando Cungu ka folur për një nga çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit.
Timonieri i Laçit për “Report Tv” ka theksuar se nuk është befasi lënia jashtë e sulmuesit kavajas, pasi sipas tij sulmuesit e grumbulluar nga braziliani e meritonin më shumë.
Ndër të tjera ka deklaruar se mungesa e Uzunit është ajo që ka shkaktuar më shumë befasi, pasi lënia jashtë e beratasit është e pakuptimtë.
Gjithashtu nuk la pa përmendur grumbulliminn e Medon Berishës. Për këtë të fundit Cungu thekson se ka shumë talent dhe personalitet.
“Tërheqja e Cikalleshit pasi ngeli jashtë Euro 2024? Të jem i sinqertë më duket e drejtë. Cikalleshi meriton jashtëzakonisht komplimente çfarë ka bërë gjatë viteve, por gjithmonë vjen një moment që duhet të tërhiqesh. Bëhet fjalë për një vendim jo të lehtë, por me 3 sulmues 9-sha mendoj se është e mjaftueshme për të shkuar në Evropian. Broja është lojtar i Premier League angleze dhe nuk kemi luksin ta lëmë jashtë, ndërsa në të njëjtën kohë Manaj në kampionatin turk po bën më mirë se askush tjetër.
Mungesa e Uzunit? Të thëm të drejtën edhe unë jam surprizuar shumë për mos përfshirjen e Uzunit. Është e pakuptimitë. Ne si futboll shqiptar apo kombëtare shqiptare e kemi luks për të mos grumbulluar futbollistë të cilët luajnë në La Liga dhe Premier League. Sidoqoftë kontributi i tyre.
Medon Berisha? Berisha është një lojtar të cilin unë e kam grumbulluar për herë të parë në kombëtaren 19-vjeçare teksa atë kohë synonte të bëhej pjesë e U-21 të Young Boys. Kam patur fatin ta grumbulloj në dy ndeshje miqësore në Malin e Zi dhe që aty pash një djal të jashtëzakonshëm, me karaktar, profesionist dhe cilësi shumë të mirë. Në rradhë të parë vjen njeriu dhe më pas cilësitë që duhet thënë janë shumë të mirë”, ka përfunduar shkodrani.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet dashurore sot do ndiheni të mbështetur dhe do keni…
Al Sharjah e ka nisur me fitore kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj luajti nga minuta e parë,…
Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…
Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…