Vaktet, stërvitjet. Cristiano Ronaldo planifikon gjithçka. Por diskutimi e kapërcen sferën thjesht sportive dhe gjithashtu përfshin sferën private.
Siç raporton TV GUIA, ylli portugez i cili aktualisht luan për Al Nassr, në Arabinë Saudite, ka planifikuar gjithashtu se çfarë do të ndodhë nëse do të ndahej nga partnerja e tij e jetës, Georgina Rodriguez.
None found
Revista portugeze shkruan se nëse ish-lojtari i Juventusit dhe Georgina do t’i jepnin fund martesës, e ardhmja është shkruar bardh e zi, që nga lindja e vajzës së parë të çiftit, Alana Martina. Në fakt, ekziston një kontratë që do t’i udhëzonte të dy se çfarë të bënin. CR7 është angazhuar të paguajë 100 mijë euro në muaj për gjithë jetën në llogarinë e Georginës. Por nuk mbaron këtu.
Modelja argjentinase (me nënshtetësi spanjolle) do të merrte edhe një vilë në Madrid, të ashtuquajturën ‘Villa Ronaldo’: një hapësirë prej 4000 metrash katrorë e blerë nga Cristiano Ronaldo në vitin 2010 për 5 milionë euro dhe vlera e së cilës sigurisht është rritur me kalimin e kohës. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë shenjë ndarjeje. Por çfarëdo që të ndodhë në marrëdhënien e tyre, gjithçka tashmë është vendosur.
Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00 në kuadër të javës…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me…
Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të rikthehet në ekranin e madh të Top Channel, në muajin…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i cili dyshohet për kryerjen e veprës…
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me nga 18 vjet burgim Ilir Abdullahun dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje…
Nga spitali "8 Shtatori" njoftojnë se sot, më 20 nëntor 2026, rreth orës 10:35 të mëngjesit, punonjësit në katin e…