I mjaftuan vetëm 45 minuta, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë fantastike, pavarësisht moshës 39-vjeçare, dhe niveli I tij ishte sërish tepër i lartë.
Edhe pse luan në Ligën Profesioniste Saudite, pra jo në një nga pesë ligat e mëdha europiane, sërish nuk mund të hidhet poshtë një yll që realizon 3 gola e jep dy asistë në vetëm një pjesë loje.
Për më tepër, një legjendë që është shënuesi më i mirë në historinë e futbollit, nëse nuk llogarisim bomberat para Luftës së Dytë Botërore, për të cilët statistikat nuk janë 100 për qind të sakta.
CR7 e realizoi arritjen e radhës në fitoren 8-0 që Al Nasr arriti në fushën e ekipit të dytë më të dobët të kampionatit, Abha.
Dy herë ia doli nga goditja e dënimit, ndërsa kishte kohë që nuk ia dilte nga aksionet standarde. Veterani ka 5 gola vetëm në dy ndeshjet e fundit.
“Tregolëshi i Ronaldos udhëheq Al Nasrin në fshesën ndaj Abhës me 8 gola”, shkruan e përditshmja saudite Al Rijad
E përditshmja portugeze “Rekord” ngre në qiell superyllin: CR7 i Madhërishëm! Shënon hatrik dhe jep dy asistime!
Tashmë, ai ka 29 rrjeta e 10 asistë në ligë, dhe 6 gola e 2 asistë në Championsin e Azisë.
Në karrierë, Cristiano llogarit plot 885 tundje rrjete.
Gjithsesi, këtë sezon ai mund të fitojë vetëm Këpucën e Artë, gjë që është pothuajse e sigurt pasi sulmuesi serb, Mitrovic është i dëmtuar.
Titullin në Arabinë Saudite do ta marrë Al Hilal, ndërsa Ronaldo është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve e Azisë.
Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.3 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me…
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…