Categories: sport

Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen e tij (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në Juventus ndërsa agjenti i tij Jorge Mendes po bën presion për një zgjatje të kontratës edhe për një vit.

Kontrata e Ronaldos në Allianz Stadium skadon në qershor të vitit 2022 dhe e ardhmja e tij në Torino duket se do të ishte në dyshim pas fundit të sezonit 2020-21.

Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi thuhet se ishin të interesuar të mirëpresin shërbimet e tij, megjithëse ata e bënë të qartë se nuk mund të përputheshin me pagën e tij aktuale prej 31 milionë eurosh në vit.

As Juventusi dhe as Ronaldo nuk kanë marrë ende oferta zyrtare. Prandaj 36-vjeçari duket i destinuar të qëndrojë në klub, të paktën deri në fund të sezonit.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Real Madrid ka informuar klubin e tij se do të kthehet në Continassa më 25 korrik për të filluar stërvitjet para-sezonale.

Ronaldo aktualisht është me pushime pas Euro 2020, ndërsa Massimiliano Allegri filloi punën e tij të dytë si trajner i Juventusit dy ditë më parë.

Gazeta italiane raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes po bën presion për një zgjatje të kontratës për një vit, por Juventusi nuk e ka diskutuar atë ende.

Të dy palët mund të hyjnë në bisedime lidhur me zgjatjen e kontratës së Ronaldos kur Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të kthehet nga pushimet.

të fundit

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për disa viktima

Një alarm është dhënë në Grand Blanc, Michigan, SHBA , ndërsa një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe…

46 minutes ago

Me mbi 27 kg kokainë në makinë, dështon plani i transportit nga 47-vjeçari shqiptar. Arrestohet nga policia italiane

Një 47-vjeçar është vënë në pranga sot nga autoritetet italiane. Sipas mediave vendase, në shqiptari është arrestuar pasi u kap…

49 minutes ago

“SHBA nuk flet më me formula, por me gjuhë të prerë”, Boçi për raportin e DASH: Kutia e Pandorës është hapur! “Paradat” në Bruksel nuk gënjejnë askënd

Deputeti I Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me raportim e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi…

2 hours ago

Albin Kurti: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë – ku po qëndron…

2 hours ago

FOTO/ Selena Gomez dhe Benny Blanco i japin fund beqarisë, çifti kurorëzon dashurinë me një dasmë private në Santa Barbara

Selena Gomez dhe producenti muzikor Benny Blanco janë tashmë burrë e grua! Çifti i njohur i showbiz-it kurorëzoi dashurinë e…

2 hours ago

Protesta në Greqi në mbështetje të babait shqiptar të viktimës së Tempe

Demonstrata do të mbahen të dielën në gjithë Greqinë në mbështetje të Panos Ruci, babait të viktimës së Tempe, i…

3 hours ago