sport

“Cristiano Ronaldo do të stërvitet nga një injorant absolut”

Ish-lojtari brazilian, Juninho Pernambucano, tha sot se trajneri i Al Nasr, Rudi Garcia është një “injorant absolut”, sipas mediave franceze.

Juninho, 47 vjeç, ishte drejtor sportiv i Olympique Lyon ndërsa Garcia drejtoi klubin francez nga 2019 deri në 2021.

Të lidhura

None found

“Përvoja ime me të ishte e tmerrshme. Garcia është personi më i keq që kam takuar në futboll. Ai është një injorant absolut dhe e vetmja mënyrë për të udhëhequr një ekip është duke futur frikë. Ai vuan të jetë në qendër të vëmendjes. E pranoj se di të mashtrojë shumë njerëz”, tha Juninho.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka nënshkruar së fundmi kontratë me Al Nasr deri në qershor të vitit 2025. Ai do të punojë me Garcia, të cilin Al Nasr e mori vitin e kaluar.

“Garcia zgjedh me kujdes se me kë do të përballet. Nuk funksionon kurrë për ata që janë personalitete të fuqishme, karizmatike, dhe të fortë. Prandaj është e qartë se si do të pozicionohet ai ndaj Ronaldos”, shtoi ish-futbollisti brazilian.

Para Al Nasr, Garcia drejtoi Lille, Roma, Marseille dhe Lyon.

“Garcia kërkon nga futbollistët që të luajnë shumë agresivisht, Garcia nuk di asgjë për pjesën teknike të lojës, ​​inteligjencën e futbollit, ndryshimin e pasimeve të gjata dhe të shkurtra”, përfundoi ish-legjenda e Lyon. /G.D albeu.com/

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

13 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

14 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

16 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

19 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago