Categories: sport

Cristian Shpendi kryeson listën e golashënuesve në Itali, Diamanti: Është djalë i artë dhe mund të luajë në Serie A

Cristian Shpendi po zhvillon një fillim të shkëlqyer të sezonit me Cesena në Serie B. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar 5 gola në katër javët e para të kampionatit, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve.

Të lidhura

None found

Trajneri i Cesenas, Alessandro Diamanti, ka vlerësuar maksimalisht paraqitjet e tij dhe ka treguar se ka këmbëngulur që Shpendi të qëndronte në skuadër.

“Nuk preferoj të flas për individë, por me Shpendin kam një marrëdhënie shumë të mirë. Kam bërë shumë përpjekje që ai të qëndronte në ekip. Besoj se mund ta ndihmoj në aspektin mendor dhe në ato fusha ku ende ka nevojë të përmirësohet. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse Cristianin do ta shihnim në Serie B, sepse ai i ka të gjitha cilësitë për të qenë një lojtar i Serie A.

Sa i përket përmirësimeve, janë tre ose katër aspekte për të cilat i flas çdo ditë. Ai është një djalë i artë dhe tregohet shumë i gatshëm për të bashkëpunuar. E di se çfarë kërkon. I kam thënë se, nëse punon për ekipin, është i destinuar të shënojë 20 gola. Dhe pikërisht këtë po bën”, ka deklaruar Diamanti.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago