Categories: sport

Cristian “Cuti” Romero emërohet kapiteni i ri i Argjentinës pas Lionel Messit

Lionel Scaloni ka bërë të ditur se Cristian “Cuti” Romero do të jetë kapiteni i ri i kombëtares së Argjentinës, pas largimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

Përzgjedhësi i “Albiceleste” e konfirmoi vendimin gjatë konferencës për shtyp para tri ndeshjeve miqësore kundër Bolivisë, Burkina Fasos dhe Beninit. Mbrojtësi i Atletico Madridit ishte më herët një nga drejtuesit kryesorë të skuadrës.

Gjatë prononcimit në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Scaloni sqaroi edhe renditjen e lojtarëve që mund të mbajnë shiritin e kapitenit.

“Kapiten do të jetë Cuti. Ai ishte kapiteni i tretë pas Leos (Messit) dhe Otas (Otamendit). Edhe Emiliano mund ta mbajë shiritin”, u shpreh ai.

Scaloni shtoi se në këtë rol mund të angazhohen edhe Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez. “Rodrigo (De Paul), i cili nuk do të jetë pjesë e këtyre dy ndeshjeve, gjithashtu mund ta mbajë. Lautaro po ashtu mund ta mbajë. Cuti është zgjedhja e duhur”, deklaroi trajneri.

Romero, 28 vjeç, e ka udhëhequr Argjentinën si kapiten në tri ndeshje deri tani.

Ai mbajti shiritin në fitoren 1-0 ndaj Kilit, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit në vitin 2025, në miqësoren kundër Venezuelës po atë vit dhe në përballjen me Mauritaninë, para Kupës së Botës 2026.

të fundit

Tragjedi në Gaza, shembja e argjinaturës nën rërë dhe ujë merr jetën e katër personave, mes tyre tre fëmijë

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjet palestineze të zhvendosura në Rripin e Gazës, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet…

3 minutes ago

Miliband: Kriza klimatike kërcënon sigurinë kombëtare dhe po hap një epokë pasigurie

Kriza klimatike po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare në mbarë botën. [...]Read More...

3 minutes ago

Paditë ndaj Kylie Jenner shtohen, ish-punonjësja e re ngre akuza të rënda ndaj yllit televiziv

Ylli televiziv, Kylie Jenner, po përballet me një tjetër padi nga një ish-punonjëse e saj. Si pasojë, shkon në katër…

3 minutes ago

Shaheen i shkruan Shiroka-Pulës: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen i ka shprehur mbështetje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar forcë stabilizuese për vendin.…

6 minutes ago

PSG shqyrton transferimin e Luis Diazit, por largimi nga Bayerni në janar duket i vështirë

Luis Diaz i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit, sipas mediumit kolumbian Areacucuta.Pas…

9 minutes ago

Zvonko Veselinoviq udhëton drejt Stambollit pas largimit nga Serbia

“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar…

16 minutes ago