Categories: sport

Coutinho mund të përfundojë në Francë, Marseille opsion i mundshëm

Një ndër çështjet strategjike te Barcelona është ajo e Coutinho. Braziliani ka një pagë shumë të lartë dhe një rënie të ndieshme të vlerës së kartonit. Nëse do të largohej në këtë merkato, barcelona do të kursente rreth 50 milionë euro të pagës ndaj dhe klubi po kërkon ti gjejë një sistemim në një klub tjetër, edhe pse kjo vështirsohet edhe për shkak të dëmtimit që ka kaluar futbollisti.

Një nga klubet e fundit është interesuar për të është Olympique Marseille, francezët me të cilët Barcelona ka marrëdhënie mjaft të mira po studiojnë blerjen e futbollistit. Ky është një operacion i komplikuar ndaj dhe Marseille po kërkon një sponsor për të përballuar kostot e transferimit dhe pagës së Coutinhos siç bën të ditur L’Equipe.

Të lidhura

None found

Klubi blaugrana po bën sondazh në kampionate të ndryshme ku mund të transferohet Coutinho. Në Premier League ai vazhdon të ketë një vlerësim pozitiv që nga eksperienca që kaloi aty me Liverpoolin, ndërkohë që lehtësirat fiskale në Itali mund të bëjnë më të thjeshtë afrimin e tij për klube të Serisë A. Gjithsesi për t’i gjetur një sistemim Coutinho-s, do të jenë shumë të rëndësishme ndeshjet parapërgatitore në mënyrë që klubet që e dëshirojnë të krijojnë një ide më të qartë për gjendjen e tij fizike pas dëmtimit që ka kaluar.

të fundit

Milan shkarkon Allegrin, Taren dhe Furlanin pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, te Milani është marrë vendimi drastik për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri,…

1 minute ago

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka!

Mes Ilirit dhe Mozës gjatë ditës së djeshme ka pasur një debat të ashpër, ku deklaratat e tyre kanë sjellë…

6 minutes ago

Zhvillime “bombë” në Partinë Demokratike, Salianji deklaron se do të organizojë Kuvend

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e…

26 minutes ago

Salianji për “zgjedhjen” e Berishës: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë. I ftuar në emisionin "Të…

1 hour ago

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund lidhjes me Vanesën: Që kur ike ti, jam i lirë!

Indri i ka dhënë fund lidhjes me Vanesën, dashuri e cila lindi në Ferma Vip mes shumë dilemash dhe polemikash.…

2 hours ago

Ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil, lëshohen disa urdhër-arreste për biznesmenë dhe punonjës policie

Një aksion është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë dhe Ksamil, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste nga Prokuroria…

2 hours ago