Argjentina triumfoi në penallti, ngase edhe pas 120 minutave lojë, rezultati ishte barazim.
Ishte Lautaro Martinez që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Messit qysh në minutën e tretë.
Kolumbia barazoi rezultatin në minutën e 61-të përmes Diaz.
Tutje, Argjentina dominoi por nuk ia doli t’i finalizojë aksionet.
Në penallti, Emi Martinez ishte i shkëlqyer duke ndalur tre penallti, kësisoj Argjentina siguroi kalimin në finale, aty ku do takohet me Brazilin.