sport

Conte tregon se ai u përpoq të nënshkruante Van Dijk-un

Trajneri italian, Antonio Conte ka zbuluar se ishte përpjekur të nënshkruante me Romelu Lukakun dhe Virgil Van Dijk në Chelsea në vitin 2017.

Conte është i vetmi trajner që ka fituar një titull lige përpara një skuadre të Pep Guardiola së bashku me Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Jurgen Klopp (Liverpool).

Të lidhura

None found

Italiani e bëri këtë më 2016-17 në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge.

“Nuk është e lehtë. Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Dhe atëherë kur mund të krahasoni trajnerin më të mirë në botë me një klub që mund t’ju mbështesë dhe mund të investojë për të sjellë lojtarë të rëndësishëm për të përmirësuar ekipin çdo sezon, sepse ata duan të qëndrojnë në krye të botës, atëherë është shumë, shumë e vështirë për të konkurruar në të njëjtin nivel”, ka thënë fillimisht Conte për The Telegraph.

“Historia ime thotë se kam ardhur gjithmonë në klubet e mia në një situatë të vështirë me probleme. Unë gjithmonë ndërtoj. Pas sezonit tim të parë në Chelsea, kur fituam titullin, mund të ishim bërë dominues në Angli. Ne folëm me Lukakun dhe van Dijk, dhe me ata dy lojtarë të rëndësishëm mund të kishim ndryshuar situatën”, përfundoi italiani.

Van Dijk përfundimisht iu bashkua Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit 2018, ndërsa Lukaku iu bashkua Manchester United nga Everton në verën e vitit 2017.

Sulmuesi belg përfundimisht u kthye te Chelsea nga Interi në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro. Lukaku sapo kishte fituar titullin e Serie A me Conten në Inter, por të dy u larguan nga Giusseppe Meazza pasi ngritën Scudetton.

Lukaku, aktualisht i huazuar te Roma nga Chelsea, ka shënuar 64 herë në 95 ndeshje nën drejtimin e Contes te Interi.

Gjatë të njëjtës intervistë me The Telegraph, Conte tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve si trajner dhe këmbënguli që mbrojtja e tij me tre lojtarë nuk është shumë mbrojtëse. /Telegrafi/

të fundit

Bateria e re premton karikim 6-minutësh për makinat elektrike – si funksionon teknologjia GEN4

Sfida e së ardhmes për prodhuesit e baterive të makinave elektrike nuk lidhet më vetëm me sasinë e energjisë që…

5 minutes ago

Përballjet e fundit të javës së 14-të në Superligë: Ballkani pret Gjilanin, Drita kërkon fitoren ndaj Feronikelit 74

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë…

11 minutes ago

Dita e Alfabetit/ Rama uron me pamje nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe: Nën hijeshinë e këtyre gërmave frymon e ardhmja

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…

15 minutes ago

Statistikat e ASK-së: Rreth 40 mijë veteranë përfitues, pensionet bazike të moshës kryesojnë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…

16 minutes ago

Vora dhe Tirana përballen sot, sfida që mbyll xhiron e 12-të të Superiores

Vora dhe Tirana Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo…

17 minutes ago

Parashikimi i motit për të dielën: shi dhe temperatura të ulëta në disa zona

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…

22 minutes ago