Categories: sport

Conte reagon për herë të parë pas largimit: E kthyem Interin aty ku e meriton

Trajneri Antonio Conte, ka thyer heshtjen pas largimit nga Inter.

Tekniku italian pas vetëm dy sezoneve u largua nga “Neurazzurët” duke ndërprerë kontratën.

Të lidhura

None found

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘instagram’, shkroi se ia dolën të fitojnë Scudetto pas 11 viteve, ndërsa e kthyen Interin aty ku e meriton.

“Çfarë udhëtimi në këto dy vjet!

Çdo ditë na kemi bërë të rritemi gjithnjë e më shumë forcë, vendosmëri, vullnet dhe sakrifica, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar.

Asnjë justifikim, asnjë justifikim, por vetëm punë, punë dhe punë, e kombinuar me respekt dhe edukim.

Ne e kthyem Scudetton në Inter pas 11 vjetësh, por mbi të gjitha e kthyem Interin në vendin ku meriton të jetë për nga historia dhe tradita.

Faleminderit kush e bëri të mundur këtë!

Futbollistët, stafi, presidenti, menaxherët dhe të gjithë ata njerëz që na kanë ndihmuar dhe mbështetur në këto dy vjet.

Unë do të doja t’u thosha tifozëve të Interit se në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen, ngrohtësinë dhe afërsinë e tyre.

Imazhi i Kupës Scudetto i ngritur nga unaza më e lartë e San Siro me ju në festë, unë do ta mbaj gjithmonë me vete! Faleminderit”, shkroi ai.

të fundit

Berisha: BE ka shtuar vëmendjen ndaj Shqipërisë, Rama mban të fshehtë punën dhe raportet e grupit COELA! Hodhi në kosh Reformën në Drejtësi për Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se interesi i Bashkimit Evropian, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për Shqipërinë ka qenë…

7 minutes ago

Surpriza më e madhe para Botërorit, njoftohet rikthimi i bujshëm i trajnerit

Dik Advokat, është zyrtarisht trajner i Kuraçaos. Federata ka njoftuar rikthimin e tij, vetëm një muaj para Botërorit. Nga Kuraçao…

20 minutes ago

TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare,…

43 minutes ago

Zbardhen amendamentet e opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe procesin e integrimit, PD: Duhet konsensus, PS e njëanshme!

Zbardhen amendamentet e PD dhe PL për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe rezolutën për procesin e integrimit. Me firmë…

52 minutes ago

Milani vë në dyshim të ardhmen e Igli Tares, në sfond shfaqet “magjistari” i Atalantës

Drejtuesi që pritet të lërë klubin bergamask është një specialist i merkatos, me rezultate të larta sportive, por edhe financiare.…

60 minutes ago

Casillas “djeg” rikthimin e Mourinho-s: Nuk e dua te Reali, ka të tjerë trajnerë më të kualifikuar

Ish-portieri i madrilenëve konfirmon se nuk e pëlqen “Special One”, duke shpjeguar se është vetëm një opinion personal dhe asgjë…

1 hour ago