sport

Conference League, Ballkani mundet minimalisht nga Plzen në “Air Albania”

Ballkani ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Plzen, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupeve të Conference League, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Rasti i parë konkret i ekipit nga Suhareka erdhi në minutën e 13-të, kur një skemë e mirë-menduar për pak sa nuk finalizohet në gol nga Kuc. Pak më vonë, provoi edhe Kuc, por portieri Baier nuk e pati të vështirë të neutralizonte sferën.

Edhe mysafirët çek treguan dëshirë për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi pa rezultat. Në fundin e pjesës së parë, Ballkani tentoi për t’iu afruar golit me Karricën, “gardiani” i Plzen kuptoi gjithçka duke bërë një pritje fantastike. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën shumë që të mos pësonin. Në të 79-tën, Jashanica mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke shkaktuar drithërima te porta kundërshtare. Në të 80-tën, Plzen kaloi në epërsi falë golit të Sulc.

Kështu, një javë para fundit, Plzen kryeson grupin me pikët e plota (15), kundrejt Ballkanit të Ilir Dajës që e sheh veten në vendin e katërt me 4 pikë (Ndeshja e radhës ndaj D.Zagreb). Se kush do ia dalë të marrë vendin e dytë do shikohet në fund, pasi Dinamo Zagreb ka 6 pikë dhe Astana 4 pikë. Matematika e kualifikimit duket e thjeshtë,  duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të  triumfojë me Plzenin.

të fundit

Dhimbje që nuk shuhet: Mesazhi prekës i Selvije Jaos për Shpat Kasapin

Humbja e Shpat Kasapit vijon të lërë gjurmë të thella tek njerëzit që e deshën më shumë, veçanërisht tek ish-bashkëshortja…

14 minutes ago

70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës/ Henrik Hoxhaj rrëfen detajet në Gjykatën e Posaçme: Një armë m`u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje…

Henrik Hoxhaj, në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe…

18 minutes ago

E kam si familje të dytë: DJ Gimbo flet për raportin e ngushtë me Gjestin

DJ Gimbo ka folur hapur për marrëdhënien e ngushtë që ka me Gjestin, një raport që sipas tij shkon shumë…

35 minutes ago

Mbeti i plagosur në atentatin në Lezhë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar

Mëngjesin e sotëm, është përmirësuar gjendja shëndëtësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë. 30-vjeçari…

36 minutes ago

Vazhdojnë “çmenduritë” e Liverpulit në merkato, 70 milionë euro për lojtarin e Rennes

Vazhdojnë shpenzimet e çmendura të Liverpulit në merkato. Pas merkatos së verës në të cilën anglezët shpenzuan gati 500 milionë…

54 minutes ago

VIDEO/ Epike nga Spanja! I “vodhi” golin, Muriqi e godet me… “shuplakë”

Majorka triumfoi me rezultatin 4 me 1 ndaj Sevijas, ku protagonist në dy gola ka qenë Vedat Muriqi. Ylli nga…

57 minutes ago