Como vijon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Moise Kean, i cili pritet të largohet nga Fiorentina. Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Fabrizio Romanos, klubi që drejtohet nga Cesc Fàbregas ka arritur tashmë një akord verbal me sulmuesin italian.
None found
Marrëveshja me 26-vjeçarin është siguruar, por Como duhet të gjejë ende gjuhën e përbashkët me Fiorentinën. Oferta e parë e klubit lombard, në vlerën e 30 milionë eurove, ishte refuzuar nga viola.
Bisedimet mes dy klubeve, megjithatë, kanë bërë përparim. La Gazzetta dello Sport raporton se palët janë pranë mbylljes së transferimit të përhershëm për 40 milionë euro, me edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Në këtë mënyrë, shuma e përgjithshme e operacionit do të arrinte në 45 milionë euro.
Kean konsiderohet një nga prioritetet e Comos për fazën sulmuese dhe klubi ka arritur marrëveshjen personale me futbollistin.
Në rast se tratativat përfundojnë me sukses, sulmuesi do të mbyllte një periudhë të rëndësishme te Fiorentina.
Como e nisi kampionatin e ri të Serie A me barazimin 1-1 kundër Udineses. Tashmë klubi po synon afrimin e Kean, i cili mund të shndërrohet në një nga përforcimet më të rëndësishme të kësaj vere.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…
Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...
Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…
Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…
Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…