Meriton Korenica mund të largohet nga Cluji në ditët e para të javës së ardhshme, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te klubi rumun.
None found
Sipas raportimeve të publikuara të premten nga mediat e njohura rumune, Cluji po planifikon të ndajë rrugët me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Korenica dhe Andrei Cordea, të cilët vlerësohen si dy nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.
Shkak për vendimet e klubit janë vështirësitë e mëdha financiare që po kalon Cluji, raportohet nga Rumania.
Reprezentuesi kosovar, i cili aktivizohet në krah, pritet të shitet për një vlerë rreth 400 mijë euro.
Futbollisti 29-vjeçar u transferua te Cluji në vitin 2024, pasi la skuadrën turke Manisa, dhe gjatë kësaj kohe u rendit ndër lojtarët më të dalluar të ekipit.
Gjatë periudhës së tij me klubin, Korenica ka regjistruar gjithsej 107 paraqitje, 26 gola dhe 16 asistime.
Nëse ndarja bëhet zyrtare, kosovari do ta përfundojë një kapitull të suksesshëm në Rumani, ndërsa hapat e ardhshëm në karrierën e tij pritet të përcaktohen gjatë ditëve në vijim.
Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…
Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…
Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse — Klan Kosova [...]Read More...
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat…