Sokol Cikalleshi nuk luan sot kundër Galatasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës. Bashkë me sulmuesin e Kombëtares është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.
Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raporton “Webaslan” nga Turqia. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke. Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Bernardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën.
Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke. Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim. Aktualisht ndeshja mes Galatasaray dhe Konyaspor e vlefshme për javën e 19, ka përfunduar 0 me 0 në pjesën e parë. /newsport.al/
Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë,…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve…
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka…
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka organizuar në Uashington Forumin e Sigurisë në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë. Në një…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në…