sport

CIES zgjedh 11-shet më të mira të pesë ligave të mëdha të futbollit për vitin 2021

Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave apo i njohur ndryshe si “CIES Football Observatory” ka bërë një përmbledhje vjetore, ku ka paraqitur 11-shet më të mira për secilën nga pesë ligat kryesore evropiane.

Lojtarët u zgjodhën sipas Indeksit të Performancës CIES të mundësuar nga të dhënat e kompanisë së mirënjohur Opta.

Të lidhura

None found

Vetëm futbollistët që kanë luajtur për të paktën nga 900 minuta në ligën vendase që nga fillimi i sezonit 2021/22 u përfshinë në formacion, përcjell Telegrafi.

Dhjetë nga njëmbëdhjetë lojtarët në 11-shen më të mirë të Ligës Premier janë nga Manchester City dhe Liverpooli, ndërsa nga Chelsea vjen vetëm një lojtar.

Në Spanjë, gjejmë gjashtë lojtarë që vijnë nga Real Madridi, tre lojëtarë nga Sevilla dhe nga një lojtarë nga Barcelona dhe Real Betis.

Vetëm tre klube përfaqësohen në 11-ten më të mirë të Bundesliga: Bayerni me shtatë 7 lojtarë, Borussia Dortmund me 3 lojtarë dhe Bayer Leverkusen më vetëm një lojtar.

11-shja më e mirë e Ligue 1 franceze përfshin lojtarë nga një numër rekord prej gjashtë klubesh: Paris St-Germain me 4 lojtarë, Olympique de Marseille me tre lojtarë, si dhe Montpellier, Lens, Rennes dhe Brest me nga një lojtar.

Së fundi, në Itali, Interi është klubi më i përfaqësuar me 4 lojtarë, përpara rivalëve të Milanit dhe Napolit me nga tre lojtarë dhe Sassuolos me një lojtarë.

Premier League

Manchester City është klubi me më shumë lojtarë në formacionin e mëtë mirëve për vitin 2021, pasi përfaqësohet nga emra si Ruben Dias, Aymeric Laporte, Joao Cancelo, Rodri dhe Bernardo Silva.

Liverpooli vjen pas tyre me lojtarë si Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson, Mohamed Salah, Diego Jota dhe Sadio Mane.

Chelsea është vetëm klubi i tretë që ka lojtarë në këtë formacion, pasi përfaqësohet nga portieri Edouard Mendy.

Formacioni 4-2-1-3: Mendy; Alexander-Arnold, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Henderson; Silva; Salah, Jota, Mane;

La Liga

Real Madridi ka në formacionin e vitit nga CIES plot gjashtë lojtarë: Thibaut Courtois, David Alaba, Casemiro, Luka Modrie, Karim Benzema dhe Vincius Junior,

Sevilla perfaqesohet nga tre lojtarë: Jules Kounde, Marcos Acuaa dhe Joan Jordan, ndërsa Barcelona me Sergino Dest dhe Real Betis me Nabil Fekir.

Befasisht, nga Atletico Madridi nuk kanë zënë vend asnjë lojtar.

Formacioni 4-3-1-2: Courtois; Dest, Kounde, Alaba, Acuna; Jordan, Casemiro, Modric; Fekir; Benzema, Vinicius Jr;

Bundesliga

Bayern Munichu dominon formacion pasi në të janë të perfshirë emra si Manuel Neuer, Lucas Hernandez, Dayot Upamecano, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Leroy Sane dhe Robert Lewandowski.

Dortmundi është klubi i dytë me lojtarë si Thomas Meunier , Jude Bellingham dhe Marco Reus, ndërsa Bayer Leverkusen përfaqësohet në formacionin e vitit me sulmuesin Patrik Schick.

Formacioni 4-4-2: Neuer; Meunier, Hernandez, Upamecano, Davies; Reus, Bellingham, Kimmich, Sane; Lewandowski, Schick;

Ligue 1

PSG është klubi me më shumë lojtarë të përfshirë në formacionin e vitit, pasi nga ta vijnë Prensnel Kimpembe, Achraf Hakimi, Idrissa Guaye dhe Kylian Mbappe.

Marseille ka tre lojtarë në formacionin e më të mirëve nga CIES, pasi aty kanë zënë vend lojtarë si William Saliba, Boubacar Kamara dhe Dimitri Payet.

Jonas Omlin (Montpellier), Nayef Aguerd (Stade Rennais), Seko Fofana (Lens) dhe Romain Faivre (Brest) janë klubet që përfaqësohet nga një lojtar.

Formacioni 3-5-2: Omlin; Saliba, Kimpembe, Aguerd; Hakimi, Fofana, Kamara, Gueye, Faivre; Payer, Mbappe;

Serie A

Interi si kampion i sezonit të fundit dhe kampion vjeshtor i sezonit të ri përfaqësohet nga Samir Handanovic, Marcelo Brozovic, Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez.

Napoli në këtë formacion ka të përfshirë emra si Giovanni Di Lorenzo, Kalidou Koulibay dhe Fabian Ruiz, Milani përfaqësohet nga Fikayo Tomori, Theo Hernandez dhe Rafael Leao.

Sassuolo është klubi i vetëm me një lojtarë, pasi në formacionin e vitit është i përfshirë Domenico Berardi.

Formacioni 4-3-3: Handanovic, Di Lorenzo, Tomori, Koulibaly, Hernandez; Calhanoglu, Ruiz, Brozovic; Berardi, Martinez, Leao;


Shënim: Statistikat për përpilimin e formacioneve janë llogaritur deri më datë 15 dhjetor të vitit 2021. /Telegrafi/

të fundit

Jaguar rikthehet në segmentin premium me modelin elektrik Type 01

Jaguar ka prezantuar makinën e re elektrike Type 01, duke nisur një kapitull të ri për markën britanike pas ribrandimit…

4 seconds ago

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike…

7 minutes ago

Education ministry opens nine scholarship competitions for high school students for 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…

9 minutes ago

Mickoski responds to Yotova: Some EU countries have forgotten the union’s values

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…

9 minutes ago

Government approves €15 million to subsidize electricity bills for vulnerable consumers

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…

10 minutes ago

Adelina Thaçi criticizes political developments: LDK must regain clarity and return to its principles

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…

10 minutes ago