Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Christoph Kramer, ka folur për një ndryshim të dukshëm në zakonet e futbollistëve profesionistë në dhomat e zhveshjes.
None found
Ai ka treguar se, ndryshe nga e kaluara kur futbollistët zakonisht laheshin tërësisht të zhveshur, sot rreth 80% e tyre bëjnë dush duke mbajtur veshur bokserkat. Lajmi është raportuar nga 20Minuten dhe transmetuar nga Telegrafi.
Kramer, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, e bëri këtë rrëfim gjatë një podcasti. Sipas tij, ndryshimi u bë veçanërisht i qartë në vitet e fundit të karrierës së tij.
Ish-futbollisti gjerman mendon se një rol të rëndësishëm në këtë prirje ka luajtur zëvendësimi i brezave. Ai kujtoi se në fund të karrierës së tij, kur rreth 12 lojtarë laheshin në të njëjtën kohë, zakonisht vetëm dy prej tyre ishin plotësisht të zhveshur dhe bëhej fjalë kryesisht për futbollistë mbi 30 vjeç.
Rrëfimi i Kramerit ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, pasi pasqyron transformimin e kulturës në dhomat e zhveshjes së futbollit profesionist.
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…