LONDON, ENGLAND - DECEMBER 19: Chelsea celebrate after winning the penalty shoot out during the Carabao Cup Quarter Final match between Chelsea and Newcastle United at Stamford Bridge on December 19, 2023 in London, England. (Photo by Chloe Knott - Danehouse/Getty Images)
Chelsea nuk është aspak në një situatë të mirë këtë sezon, edhe pas shpenzimeve marramendëse në merkaton e verës. Sfidën e fundit, blutë e Londrës e fituan me rezultatin minimal 1-0, duke theksuar edhe njëherë mungesën e pjellorisë në repartin e sulmit.
Kështu, për këtë aryse, Chelsea po mendon që të kryejë transferime në sulm, duke marrë parasysh dëmtimet e Nkunku dhe formën jo të mirë të Armando Brojës, apo Jackson.
Sipas raportimeve më të fundit nga Anglia, një goditje e dyfishtë do të ishte e mundur gjatë orëve të fundit të merkatos së Janarit. Benzema dhe Firmino janë dy sulmuesit e piketuar nga Chelsea, dhe jo më kot.
Benzema ka një formë të shkëlqyer te skuadra e tij arabe, por së fundmi përflitet për një krisje mes tyre dhe francezi është larguar nga sauditët, me arsyen e pushimeve.
Nga ana tjetër, Firmino nuk po kalon një formë të mirë te skuadra e tij arabe dhe pritet të jetë i hapur për një rikthim në Europë, për të rigjetur kështu edhe golat e tij që i kanë munguar këto muaj. /abcnews.al
Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…
Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…
Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…
Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…
Ditën e sotme, aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…
Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…