sport

Chelsea udhëheq garën për De Ligt, Juve kërkon mbrojtës që u përfundojnë kontratat

Chelsea është duke e udhëhequr garën për Matthijs de Ligt, pasi Juventusi mund ta shesë për të grumbulluar fonde.

Pas shpenzimit për transferimin e Dusan Vlahovic nga Fiorentina, Zonja e Vjetër është në kërkim të mbrojtësve të lirë.

Calciomercato.com raporton se Juve mund ta shesë menjëherë holandezin për të mbuluar shpenzimet prej 67 milionë eurosh (plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh) për futbollistin e ri.

De Ligt është vetëm 22 vjeçar dhe ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Bianconerët e transferuan në vitin 2019 nga Ajaxi për 85.5 milionë euro.

Ai ka një klauzolë në vlerë prej 125 milionë eurosh, mirëpo largimi i tij pritet të ndodhë për një shumë më të vogël.

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë opsione të Juventusit, pasi kontratat e tyre me Chelsean skadojnë në fund të sezonit.

Alessio Romagnoli (Milan) dhe Niklas Sule (Bayern Munich) janë alternativa tjera për bardhezinjtë, pasi po ashtu iu përfundojnë kontratat në muajin qershor.

Tags: chelseaJuve

të fundit

New York Times rekomandon filmin “Pikë uji”: Kinematografia shqiptare me sukses të madh ndërkombëtar

Prestigjiozja Amerikane NYT Përfshin Filmin e Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u Parë New York Times…

19 minutes ago

Reali i Madridit synon mbrojtësin e Bayernit

Dayot Upamecano mund të jetë transferimi i radhës me parametër zero i Realit të Madridit. Sipas Marcas, mbrojtësi i qendrës,…

19 minutes ago

Vlorë/ Adoleshenti god*t me gërshërë 40-vjeçarin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet prerës,…

31 minutes ago

Ousmane Dembele, favorit për të fituar Topin e Artë

Edicioni i 69-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” në…

41 minutes ago

NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT! Rreth 280 mijë doza për grupet e rrezikuara, gati nga nesër! Aplikimi, edhe online

Nga e hëna e 22 shtatorit qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër gripit. Në total, janë në…

49 minutes ago

Trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në Angli, sekuestrohet pistoleta me silenciator. Ishte fshehur brenda një televizori. Identifikohen 3 persona…

Finalizohet operacioni “Metoda”, ku u zbulua një rast i trafikut të armëve drejt Anglisë. Një pistoletë me silenciator, e ndarë…

2 hours ago