Chelsea po përgatit një lëvizje zyrtare për mbrojtësin e Benficës, Tomas Araujo, sipas një raporti, por klubi portugez po refuzon ta shesë atë.
Sipas mediumit portugez A Bola, 23-vjeçari është në krye të listës së dëshirave të klubit londinez, por Benfica nuk e ka ndërmend të negociojë.
Araujo nënshkroi një kontratë të re në dhjetor të vitit 2023, e cila skadon në vitin 2029 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.
Klubi portugez nuk dëshiron të negociojë ndonjë marrëveshje më pak se ajo shifër.
Araujo ka bërë 28 paraqitje në kampionat për Benficën gjatë sezonit 2024/2025, duke qenë kështu titullar për ekipin e Bruno Lages.
Chelsea pritet që ta rivitalizojë fazën e tyre të mbrojtjes këtë verë, teksa edhe Liverpooli gjithashtu thuhet se po e monitoron reprezentuesin portugez, pasi nuk ia dolën të nënshkruajnë me Dean Huijsen.
Araujo ishte lojtari i shtatë më i përdorur i Benficës gjatë sezonit 2024/2025, pavarësisht se e humbi pjesën e fundit të sezonit për shkak të një lëndimi.
Në rast se ai vendos të qëndrojë, atëherë pritet të rikthehet në kohë për duelin e Superkupës së Portugalisë ndaj Sporting Lisbonës në fillim të gushtit.
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…
Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro.…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sonte se i kishte dhënë dritën jeshile një marrëveshjeje të madhe gazi me Egjiptin, një…
Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Ludo Lee, ka bërë disa komente të drejtpërdrejta ndaj…
Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…