Chelsea po shqyrton një investim të rëndësishëm gjatë afatit kalimtar të janarit, teksa Pablo Barrios i Atletico Madridit është identifikuar si objektivi kryesor për forcimin e mesfushës.
Sipas gazetës Sport, drejtuesit e klubit londinez kanë nisur të mendojnë për riformatimin e repartit pas transferimit të papritur të Enzo Fernandez te Manchester City dhe dështimit për të afruar Lamine Camara, pasi Monaco e hodhi poshtë kërkesën e tyre.
None found
Raportimet nga Anglia bëjnë me dije se Chelsea është gati të ofrojë 100 milionë euro për 23-vjeçarin e Atletico Madridit.
Xabi Alonso beson se Barrios ka profilin e duhur për të marrë drejtimin e mesfushës, ndërsa në fazën ofensive do të mund të krijonte një kombinim të përshtatshëm me ekuadorianin Moises Caicedo.
Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje me Los Rojiblancos pritet të jetë veçanërisht e vështirë. Mesfushori është ndër lojtarët kyç në planin e Diego Simeones, ndërsa kontrata e tij përmban një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.
Gjithashtu, forcimi i gjendjes financiare të klubit madrilen pas ardhjes së Apollos tregon se Atletico nuk ndodhet nën presion për të shitur futbollistët e saj kryesorë në mes të sezonit.
Duke iu bashkuar thirrjes së Kosovës për të raportuar dhunën, shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve…
Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij në Kosovë i janë bashkuar thirrjes për…
Kevin GjokaSulmuesi i majtë, Kevin Gjokaj, po tregon nivel shumë të lartë te ekipi i Catanzaro U19 në Primavera 2,…
VLEN i është përgjigjur publikisht letrës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me përdorimin zyrtar…
Mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni do të përfitojnë një rritje të re të pagave nga marsi…
Konferenca për shtyp e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong, në Baku përfundoi në mënyrë të pazakontë, pasi një gazetar…