Chelsea ka arritur të fitojë ndaj Milanit në Stamford Bridge.
Golin e parë anglezët e gjetën në minutën e 24-të me anë të Fofana pas një rrëmuje në zonën e Milanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ku nuk munguan as katër kartona të verdhë.
None found
Pjesa e dytë filloi menjëherë në favorin e Chelsea, ku në minutën e 56-të ishte Aubameyang që shënoi pas një asistimi të James.
Ky i fundit, arriti të gjente rrjetën pas asistimit nga Sterling, duke goditur fuqishëm topin dhe Tatarusano nuk pati mundësinë për të shpëtuar rrjetën.
Sulmuesi ynë i kombëtares, Armando Broja u aktivizua në minutën e 75-të duke zënë vendin e Sterling. Chelsea kështu me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, një më pak se Salzburgu i vendit të parë, ndërsa Milan në vendin e tretë me 4 pikë gjithashtu.
Manchester City nga ana tjetër ka fituar bindshëm me rezultatin 5-0 kundër Kopenhagen. Golat u shënuan nga Haaland dy herë, autogol, Mahrez dhe Alvarez.
Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, ku Vinicius Jr dhe Rodrygo ishin autorët e golave./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…