Categories: sport

Chelsea në super formë nën drejtimin e Tuchel, sekreti? Lojtarët komunikojnë me kode

Chelsea vazhdon mos njohë humbje nën drejtimin Tuchel. Me barazimin e djeshëm ndaj Leeds United, skuadra arrin kuotën e 12 ndeshjeve pa humbje, 10 prej të cilave në kampionat

Blutë e Londrës kanë fituar 6 ndeshje në kampionat nën drejtimin e Tuchel dhe kanë barazuar 4 të tjera, ndërsa numri i sukseseve shkon në 8 nëse shtojmë edhe fitoren ndaj Barnsley në FA Cup dhe atë ndaj Atleitcos së Madridit në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht Chelsea i Tuchel është vetëm dy ndeshje larg rekordit të Sarrit për numrin e takimeve pa humbje radhazi, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv nën drejtimin e gjermanit, është edhe fakti që skuadra ka pësuar vetëm dy gola gjithsej.

Për të gjithë këtë histori ka një sekret, pasi mediat angleze zbulojnë se tekniku po shfrytëzon një komunikim me kode, që e njohin vetëm futbollistët e tij, për t’u shpjeguar atyre lëvizjet që duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Një nga kundërshtarët e londinezëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka zbuluar se gjatë përballjes me Chelsean nuk kuptonte çfarë thoshin lojtarët me njëri-tjetrin, por vetëm vërente se ata e dinin në mënyrë perfekte çfarë duhej të bënin në fushë.

“Në fushë nuk e kupton se çfarë po ndodh, por ata e dinë ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të lëvizin në fushë. Sulmet e tyre janë shumë të shpejtë dhe “vdekjeprurës”, pasi shumë herë një lojtar e jep pasimin pa parë fare ku është shoku i skuadrës, thjesht e di që duhet të jetë në atë pozicion. Përdorin fjalë të ndryshme, për situata të ndryshme, në mënyrë që të mos kuptohen nga kundërshtarët”, ka thënë një futbollist i Premier League, emri i të cilit nuk zbulohet. /albeu.com/

të fundit

Anketa: 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…

31 minutes ago

Paguaj sipas hedhjes/ Taksa e mbetjeve do ndryshojë për familjet dhe bizneset

Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale”, sa ai takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë…

35 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 16 Dhjetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe…

49 minutes ago

Horoskopi 16 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…

8 hours ago

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…

8 hours ago