sport

Chelsea me ofertë të çmendur, ofron 85 milionë euro për sulmuesin suedez

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe londinezët duan menjëherë të përforcohen në repartin ofensivë.

Gjiganti anglez e kishte Victor Osimhen në listën e dëshirave, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli para afatit kalimtar të verës, për faktin se është i grumbulluar ne Përfaqësuesen e Nigerisë në Kupën e Afrikës.

Të lidhura

None found

Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin suedez Viktor Gyokeres që aktivizohet me Sporting Lisbonën.

Ka qenë gazeta e madhe portugeze ‘Record’ që ka njoftuar se Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Megjithatë Sporting ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk duan të largojnë yllin e tyre pa u paguar klauzola prej 100 milionë euro.

25-vjeçari suedez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Sporting Lisbona, pasi në 24 ndeshje zyrtare ka realizuar 20 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Sporting e bleu në verën e vitit 2023 suedezin nga Championshipi anglez ku shpenzoi 20 milionë euro për transferimin e tij nga Coventry City. /Telegrafi/

Tags: chelsea

të fundit

Three Arrested in Mitrovica for Allegedly Attempting to Sell 21 Properties Using Forged Documents

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…

2 minutes ago

Tre të arrestuar në Mitrovicë, dyshohet se tentuan të shesin 21 prona me dokumente të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…

7 minutes ago

VIDEO/ Elbasani e mbyll në barazim pa gola pjesën e parë ndaj BATE-s në Azerbajxhan

BATE - ElbasaniPJESA E PARËBATE 0 – 0 Elbasani45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola mes BATE-s dhe Elbasanit…

9 minutes ago

Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

Artistja me prejardhje shqiptare Donna Dafi po shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Projekti i saj më i ri,…

11 minutes ago

Nikolloski: Punimet për hekurudhën e shpejtë në Korridorin 8 pritet të nisin në fund të vitit

Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa gjatë muajit gusht…

21 minutes ago

Spanja në pritje për Yamalin dhe Porror, të dy stërviten veçmas para finales

Futbollistët e Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë shkaktuar shqetësim në kampin spanjoll pas fitores 2-0 ndaj…

21 minutes ago