Chelsea do të kërkojë fitore ndaj Juventusit në ndeshjen e së martës në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje të jetë i pranishëm në tribuna edhe pronari i klubit, Roman Abramovich.
Në fakt, Abramovich është i njohur për vizitat e tij të rralla në klub dhe prania e tij në tribuna për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij përbën lajm.
”Së pari dhe më e rëndësishmja, ai është një tifoz i madh i futbollit dhe është i dashuruar me lojën dhe detajet e saj. Ai dëshiron të dijë se çfarë po ndodh dhe ne e mbajmë të informuar. Ne japim maksimumin pa marr parasysh nëse pronari është këtu ose nëse nuk është këtu. Ai do të na shikojë nga afër edhe nëse nuk është këtu. Ne bëjmë një shfaqje në baza ditore dhe kjo është me punë të palodhur për ta lumturuar atë dhe të gjithë mbështetësit tanë që janë nesër në stadium”, ka thënë Tuchel. /albeu.com/
Sot, më 4 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…
Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…