Real Madridi pritet të hyjë në afatin kalimtar për të gjetur një mbrojtës të djathtë për një periudhë afatgjatë.
Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez që të dy kanë mbushur 32 vjet, dhe nuk do të jenë në gjendje të performojnë në nivelet e larta edhe për shumë vite.
None found
Deri në këtë fazë nuk është identifikuar ndonjë pasues ideal i tyre, kështu që me shumë mundësi një lojtar do të transferohet në 2025 ose 2026.
Në 12 muajt e fundit, ‘Los Blancos’ ka shprehur interesim për Reece James. 24-vjeçari konsiderohet gjerësisht si njëri ndër më të mirët në botë në pozitën e tij, edhe pse ka vuajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij nga lëndimet.
James nuk ka qenë në dispozicion të Pochettinos pikërisht për shkak të lëndimit që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Chelsea duket se është mjaftuar nga lëndimet e shumta të James, dhe sipas The Times ata janë të gatshëm që ta shesin anglezin katë verë.
Gjiganti anglez duhet të fitojë një shumë të majme parash për t’iu shmangur thyerjes së rregullave financiare.
Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të alarmohet nga ky lajm por, James do të ishte një transferim kualitativ për madrilenët, ani pse do të ketë shqetësime për gjendjen fizike të tij, diçka që mund ta vë në dyshim këtë lëvizje. /Telegrafi/
Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në…
Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për…
Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…
Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në…
Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…