Categories: sport

CHAMPIONS/ PSG – Man City, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

UEFA Champions League rikthehet sot me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve, ku padyshim spikat ajo mes PSG dhe Manchester City-t.

Dy nga skuarat pretendente për fitimin e këtij kompetecioni këtë sezon do të masin forcat e tyre sonte në “Parc des Princes”  në  orën 21:00.

Të dy skuadrat pritet të rreshtohen njëjtë në fushë me skemën që i karakterizon këta trajnerë, 4-3-3. Për vendasit ditën e sotme është në dyshim Leo Messi, prezanca ose jo e të cilit do të mësohet vetëm pak para takimit, shkruan Albeu.com.

Megjithatë argjentinasi në rast se do të jetë do të plotësojë treshen e frikshme të sulmit me Neymar dhe Kylian Mbappe. Ndërsa në portë sonte pritet të debutojë gjigandi italian, Gigi Donnarumma. Në krahun tjetër “citizens” do t’i përgjigjen me sulmin e përbërë nga Grealish, Ferran Torres dhe Mahrez.

PSG mbetet më e pënalizuara kur vjen puna të mungesat. Sergio Ramos që ende nuk ka debutuar, Angel Di Maria i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Messi e Verratti që janë ende në dyshim. Sa i përket ekipit të Guardiolas, nuk do të jenë të gatshëm gjermani, Ilkay Gundogan i dëmtuar, Benjamin Mendy i pezulluar për shkak të skandalit dhe Oleksandr Zinchenko që është në dyshim.

Manchester City ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në Champions  ku ka shënuar të paktën 2 gola . “Citizens” kanë arritur t’a mposhtin PSG në 3 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet. /albeu.com

të fundit

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit, ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës…

26 minutes ago

Rregullore e re për ndërtuesit, të marrin masa për kantieret/ Rama: Do të vijojmë konfiskimet, rrugës na del ndonjë i pacipë që…

Në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, kryeministri Edi Rama, ka dhënë një…

46 minutes ago

Aksident tragjik në Zvicër/ Humbin jetën dy adoleshentë, drejtuesi një 16-vjeçar shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në…

1 hour ago

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datës 4 gusht, ora 11:00 për t’i…

2 hours ago

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të premte,  Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.…

2 hours ago

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë

Me anë të një postimi në "Facebook" deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se prej 12 vitesh, qytetarët shqiptarë dëgjojnë…

2 hours ago