Categories: sport

CHAMPIONS/ Milan – Atletico Madrid, statisktikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Rikthimi i Champions League me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve ofron disa ndeshje mjaft interesante, ku një prej tyre është edhe Milan – Atletico Madrid e cila do të luhet në “Giuseppe Meazza” në orën 21:00.

“Kuqezinjtë” për këtë përballje do të rreshtohen me skemën e përhershme nga ardhja e Piolit në stol, 4-2-3-1 dhe në krahun tjetër “Los Colchoneros” me skemën 3-5-2, shkruan Albeu.com.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovic, sulmin e Milanit pritet ta udhëheqë i rikuperuari, Olivier Giroud, i cili do të mbështetet nga Rebic, Saelemaekers dhe Diaz. Në krahun tjetër i sigurtë në sulm është Suarez, e partner më të do të jetë një mes Felix dhe Griezmann, me portugezin që duket me i avantazhuar.

Për ekipin e Stefano Piolit, Ibra nuk është mungesa e vetme, pasi të gatshëm për këtë ndeshje nuk do të jenë, Tiemoue Bakayoko, Rade Krunic, Alessandro Florenzi, dhe Simon Kjaer që mbetet në dyshim. Spanjollët vijnë me vetëm dy mungesa, Thomas Lemar i dëmtuar dhe Stefan Savic i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit.

Në 7 ndeshjet e fundt të Atleticos në Chmapions League janë shënuar më pak se 2.5 gol dhe ekipi i Semeone ka dështuar të shënojë në 3 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Milani i rikthyer pas shumë sezonesh në Ligën e Kampionëve ka humbur ndeshjen fundit e përballë Liverpoolit, por gjithashtu vjen pas dy humbjeve në sezonin e fundit kur ishte pjesë. /albeu.com/

të fundit

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit, ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës…

26 minutes ago

Rregullore e re për ndërtuesit, të marrin masa për kantieret/ Rama: Do të vijojmë konfiskimet, rrugës na del ndonjë i pacipë që…

Në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, kryeministri Edi Rama, ka dhënë një…

46 minutes ago

Aksident tragjik në Zvicër/ Humbin jetën dy adoleshentë, drejtuesi një 16-vjeçar shqiptar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në…

1 hour ago

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datës 4 gusht, ora 11:00 për t’i…

2 hours ago

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të premte,  Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.…

2 hours ago

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë

Me anë të një postimi në "Facebook" deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se prej 12 vitesh, qytetarët shqiptarë dëgjojnë…

2 hours ago