Champions League luajti dy ndeshjet këtë pasdite, të vlefshme për raundin e dytë të grupeve. Në grupin D, Sociedad triumfoi 0-2 në Austri me Salzburg, duke konfirmuar veten si një skuadër pretendente për të kaluar në fazën tjetër. Pas barazimit me Interin, spanjollët treguan karakter edhe sonte, në një sfidë mjaft të bukur të luajtur në Red Bull Arena (Salzburg).
Mesfushori Oyarzabal realizoi pas vetëm 7 minutash lojë, duke dërguar në festë tifozët që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen në këtë transfertë. Në të 27-tën, Mendez dyfishoi llogaritë. Në pjesën e dytë, djemtë e Alguacial menaxhuan rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 4 pikëve, 1 më shumë se Salzburg.
None found
Ne grupin C, gola pa limit në ndeshjen mes Union Berlin dhe Braga (2-3). Në Gjermani, në Berlin, skuadra e Fischer kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Sheraldo Becker brenda 37 minutash. Mysafirët nga Portugalia nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutë ne 41-të, pasi ngushtuan shifrat me Niakate. Në fillimin e pjesës së dytë, Bruma mposhti Ronnoë. Braga kompletoi përmbysjen e madhe në fund, me golin e Castro.
Ministri i sigurisë kombëtare i ekstremit të djathtë izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se forcat izraelite duhet të vrasin 30 ose…
Klubet e Superligës së Kosovës e kanë nisur fuqishëm sezonin e ri, duke e shfaqur kualitetin ofansiv qysh në xhiron…
Sot ka nisur lëshimi i troftës së Ohrit në Liqenin e Ohrit, në kuadër të procesit të ripopullimit të liqenit.…
Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës përmes së cilës sigurohet furnizim…
Sot, më 17 gusht, do të varroset Haxhi Gojnovci, punëtori i cili ka vdekur dje në vendin e punës. Sipas…
Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë nën pushtetin e flakëve për të katërtën ditë radhazi, ndërsa situata…