sport

Champions League, Shakhtar surprizon Barcelonën, Dortmund bën detyrën ndaj Newcastle

Dortmund mbetet një nga skuadrat kryesore kandidate për të kaluar grupet e Champions League. Në ndeshjen e grupit F në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë triumfuan 2-0 ndaj anglezëve të Newcastle.

Goli i parë për ekipin e Terzic erdhi në minutën e 26-të nga Fullkrug, i pari për të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Goli i sigurisë për gjermanët erdhi 10 minuta nga fundi, falë Brandt.  Me këtë rezultat, Dortmund kryeson momentalisht grupin me 7 pikë, ndërsa në vendin e 3-të është Neëcastle me 4 pikë.

Surprizë e madhe është fitorja e Shakhtar Donetsk ndaj Barcelonës me shifrat 1-0. Pavarësisht se nga minuta e parë luajti Lewandowski dhe shumë yje të tjerë, katalanasit nuk dolën dot asnjëherë në lojën e tyre. Takimi i grupit H u vendos nga një gol i Sikan, në minutën e 40-të. Me këtë rezultat, ekipi i Xavit mbetet në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Shaktar në vendin e 3-të me 6 pikë.

të fundit

Burg për parkimin dysh/ Erion Braçe publikon foton e “shkelësit” të parë, është pikërisht një makinë policie (VIDEO)

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti i Partisë…

6 minutes ago

Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë që nuk e cenon, por e ndihmon biznesin

Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit…

21 minutes ago

Doli me zarf të zi nga shtëpia, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit…

23 minutes ago

Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali

Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një…

34 minutes ago

Qeveria shqiptare me sytë nga Indonezia për punëtorë

Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje…

45 minutes ago

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që…

1 hour ago