Champions League dhuroi emocione në ndeshjet e katërta të grupeve. Real Madrid nuk njeh rezultat tjetër veç fitores, teksa e radhës në kompeticionin më të rëndësishëm për grupe (Grupi C) erdhi ndaj Bragës në shtëpi me shifrat 3-0. Portugezët gabuan 11-metërsh në fillim të takimit me Djalo, për të pësuar më pas 3 gola, përkatësisht nga Diaz, Vincius dhe Rodrygo.
Në grupin D, Interi triumfoi 0-1 ndaj Salzburg, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe duke prerë biletën për në fazën tjetër. Takimi u vendos nga një gol i Martinez me penallti në fund.
Në grupin A, Bayern kaloi 2-1 Gallatasaray në shtëpi (Kane x2 / Bakambu). Në Parken Stadium (Copenhagen), takimi mes Copenhagen dhe Manchester United përfundoi 4-3. “Djajtë e kuq” shënuan 2 herë brenda 28 minutsh me Hojlund, por dalja e Rashford me karton të kuq komplikoi gjithçka. Vendasit danez vendosën ekuilibrat brenda pjesës së parë me Elyounoussi dhe Goncalves. Pavarësisht se ishin në inferioritet numerik, ekipi i Ten Hag “tundi rrjetën” në minutën e 69-të me Fernandes. Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Lerager nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, ndërsa Roony Bardghji tërboi në festë tifozët e Copenhagen (87′)!
Ndeshjet:
Arsenal 2-0 Sevilla
Bayern 2-1 Gallatasaray
Copenhagen 4-3 United
PSV 1-0 Lens
Real Madrid 3-0 Braga
Salzburg 0- 1 Inter
Këngëtarja dhe reperja e njohur Nikki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrëmjen e sotme ka pritur në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri Begaj gjatë…
nga Albeu.com Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë…
Këngëtari Blero Muharremi, i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes së tij, Eronitës, me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë…
Vendimi për të braktisur për disa minuta ndeshjen me Teutën në fundjavën e kaluar i ka kushtuar skuadrës së Vorës…
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me…