Champions League luajti sonte disa nga ndeshjet e katërta në grupe. Milan mundi 2-1 PSG në Milano, duke krijuar kështu një lëmsh të vërtetë në grupin (F) e ferrit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Skriniar, me ish-mbrojtësin e Interit që dërgoi në festë tifozët e ardhur nga Parisi. I menjëhershëm ishte reagimi i kuqezinjve, një lëvizje brilante e Leao-s shtang në vend Donnarummën në minutën e 11-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Giroud kompleton përmbysjen e madhe me një gol tipik të tij, me kokë. Mbappe me shokë e patën të vështirë të ccajnë në mbrojtjen vendase, pasi ishte e pozicionuar mirë. Kështu, me këtë rezultat, ekipi i Piolit është në vendi ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSG e vendit të dytë.
Në grupin G, Manchester City është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 3-0 me Young Boys (12 pikë). Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland. Gjithashtu, edhe Leipzig pret biletën si vend i dytë, pasi triumfi 1-2 ndaj Crvena Zvezdën bën që të kenë 9 pikë.
Në grupin E, Atletico konfirmon edhe një herë sezonin e mirë që po bën. Goleadë 6-0 ndaj Celtic në Ëanda Metropolitano që djemtë e Simeones të jenë në vendin e parë me 8 pikë. Lazio kaloi 1-0 Feyenoord dhe italianët janë në vendin e dytë me 7 pikë.
Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë dënim me burg për parkimin dysh. Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti i Partisë…
Analizë lidhur me detyrimin për publikimin nga Struktura e Apelimit Tatimor të vendimeve Struktura e Apelimit Tatimor (Drejtoria e Apelimit…
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit…
Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një…
Indonezia po ndërmerr hapa për të zgjeruar mundësitë e punësimit jashtë vendit për punëtorët e saj migrantë, duke eksploruar marrëveshje…
“Saga” Asllani po shkon në ditët e fundit, kjo pasi merkato e dimrit përfundon më 1 shkurt. Këtë periudhë, që…