sport

Champions League, Inzaghi: Jemi me meritë në finale

I gjithë populli zikaltër po pret me padurim finalen e madhe të Champions League, ku Interi do kërkojë suksesin ndaj Manchester Cityt. Sot, e hënë, klubi zikaltër ka menduar që disa protagonistë të këtij sezoni të dalin para mediave. Pasi dhanë mendimin e tyre Bastoni dhe Barella, radhën e pati arkitekti i ekipit, trajneri Inzaghi.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur me një short në verë që nuk ishte aspak me fat për ne. Së bashku me stafin dhe skuadrën kemi folur dhe kemi thënë se mund të bëjmë një rrugëtim të bukur. Tani jemi në finale dhe kemi bërë një rrugëtim të madh që fillon që nga viti i kaluar.”

DZEKO APO LUKAKU TITULLAR NË FINALE? “Nuk e kam vendosur ende. Nuk kam bërë zgjedhje ende as në mesfushë dhe as në mbrojtje. Në këtë moment, njësoj si në dy muajt e fundit, kam mundësinë të zgjedh. Është gjëja më e mirë që një trajner mund të ketë.”

SHANSET NË FINALE- “Nuk jam i mirë të them gjëra të tilla, e dimë që do të përballemi me skuadrën më të mirë në botë, që ka fituar pesë herë Premier League në gjashtë vitet e fundit. Duhet të jemi të përqëndruar për të luajtur si skuadër. E dimë që do të përballemi me më të mirët, me një organikë fantastike dhe një trajner që ka shënjuar një epokë. Në futbollin modern flitet për para dhe pas Guardiolës. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme.”

SI LOJTAR INZAGHI E KA MPOSHTUR DY HERË GUARDIOLËN- “Më kujtohen ato ndeshje. Ka një anekdotë të bukur. Në udhëtimin tim për muajin e mjaftit pas martesës, shkova në Neë York dhe në hotel kur po haja mëngjesin, aty ishte edhe Guardiola, në vitin 2019.”

TRIPLETA E CITYT- “Kanë fituar dy tituj, por po aq kemi fituar edhe ne. E dimë se çfarë kundërshtari kemi përballë, por edhe ne e kemi merituar të jemi aty.”

ATMOSFERA- “Do të gjejmë një stadium me shumë njerëz, do të ketë tifozë të Cityt dhe Interit, por edhe tifozë turq që do të ndahen mes Calhanoglus dhe Gundogan. Do të jetë një atmosferë e mrekullueshme, do të arrijmë atje të enjten, më kanë thënë se fusha është në gjendje të shkëlqyer” – tha ai.

të fundit

Horoskopi 3 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…

6 hours ago

Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët nga Holanda/ Gruaja kishte pësuar dëmtime pas rënies

Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin,…

6 hours ago

VIDEO/ Borë gushti në Marmolada, temperaturat bien në -2 gradë

Maja e Marmoladës është zbardhur përsëri për shkak të reshjeve të borës së gushtit që filluan këtë mëngjes, ndërsa temperaturat…

7 hours ago

Makina përplas një person në aksin Gjirokastër-Kakavijë, këmbësori në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e…

7 hours ago

EMRAT/ Kush janë personat e plagosur në Vlorë, qëlluan njëri-tjetrin me thika

Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e thikave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e…

7 hours ago

Zbardhen detaje nga plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, i riu u qëllua me plumb në bark, autori identifikohet nga policia

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet.…

7 hours ago