Skuadrat shqiptare kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre në Champions League dhe Conference League, sfida shumë të rëndësishme për ekipet tona, të cilat do të kërkojnë të kalojnë ture në garat europiane.
Tirana ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it do ta luajë më 6 korrik në transfertë ndaj luksemburgasve të Dudelanzhit në stadiumin “Stade Jos Nosbaum” në orën 19:30, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 12 korrik në orën 20:00.
Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të parë të Champions-it ndaj Linkolnit të Gjibraltarit më 5 korrik në shtëpi në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:45, ndërsa dueli i kthimit do të jetë më 12 korrik në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit në orën 18:00.
Ballkani do ta nisë aventurën në Champions ndaj Zalgirisit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës më datë 5 korrik në orën 20:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në Lituani në stadiumin “LFF stadionas” në orën 18:00 më datë 12 korrik.
Partizani do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë ndaj Saburtalos në Gjeorgji më datë 7 korrik në orën 18:00 në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, ndërsa dueli i dytë do të zhvillohet në 14 korrik në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00.
Laçi do të ndeshet në takimin e parë ndaj Iskrës në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00, më datë 7 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të jetë në Podgoricë të Malit të Zi më datë 14 korrik në stadiumin “DG Arena Ljeskopolje” në orën 21:00.
Drita do të sfidojë në turin e parë të Ligës së Konferencës Inter Turkun në datë 6 korrik në orën 17:00 në transfertë në stadiumin “Veritas Stadion”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 12 korrik në orën 20:00, shkruan Panorama Sport.
Gjilani do të luajë ndaj Liepajës në takimin e parë të turit të parë në datën 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00, ndërsa dueli i dytë do të luhet në stadiumin “Daugava Liepāja”, më 14 korrik në orën 16:00.
Llapi do të ndeshet sfidën e parë në transfertën e Malit të Zi ndaj Buducnost Podgoricës në orën 20:30 në stadiumin “Gradski Stadion Podgorica”, ndërsa dueli i kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.
Shkëndija do ta nisë aventurën e saj europiane ndaj Araratit në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në orën 20:00, ndërsa në takimin e kthimit do të luhet në Armeni në stadiumin “Republican Stadium after Vazgen Sargsyan” në orën 17:00.
Skuadra e Deçiçit do të luajë ndeshjen e parë në Europë ndaj Bjellorusëve të Dinamos së Minskut në transfertë në orën 20:00, ndërsa takimi i kthimit më 14 korrik në orën 20:45./ h.ll/albeu.com
Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror…
Dita e sotme është e veçantë për të gjithë tifozët e Formula 1 dhe specifikisht për ata, të cilët kanë…
Gwyneth Paltrow ka zbuluar së fundmi një episod të panjohur nga xhirimet e filmit "Great Expectations" (1998), gjatë një bisede…
Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët…
Ditën e sotme, një mjet tip autoboti me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin…