sport

Çfarë rikthimi! Barcelona fiton ndaj Real Madridit

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të El Clasicos e vlefshme për xhiron e 35-të.

Real Madridi e nisi mirë ndaj Barcelonës si mysafir duke shënuar që në minuën e pestë të ndeshjes.

Gjyqtari Hernandez Hernandez akordoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Wojciech Szczesnyt ndaj Kylian Mbappes, ndërsa më herët gaboi Pau Cubarsi.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Në minutën e 14-të, sërish Mbappe mori një top shumë të mirë dhe arriti të shënojë për 2-0, duke menduar që mbretërit do ta kenë të lehtë fitoren.

Por në minutën e 19-të, Barcelona u kthye në lojë, me Erik Garcian që arriti të shënojë për 2-1.

Në minutën e 32-të u barazuan shifrat, ku Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për 2-2.

Barcelona nuk ndalej, duke sulmuar portën e Real Madridit që ishte në shok pas këtyre dy golave.

Epërsia për katalanasit erdhi në minutën e 34-të, kur Raphinha shënoi pas asistimit të Pedrit, për 3-2.

Ritmi i lartë i lojës sillte raste nga të dyja anët, por Barcelona arriti të shënojë edhe njëherë pa u mbyllu pjesa e parë.

Raphinha shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres për 4-2.

Pjesa e dytë kishte më pak raste dhe për rrjedhojë edhe më pak gola.

Mbretërit arritën të hapnin ndeshjen në minutën e 70-të, me Vinicius Junior që asistoi te Mbappe që shënoi për 4-3.

Edhe pse minutat e mbetur sollën shumë raste, ku anuluan, dy gola, për secilën nga një, tjera nuk kishte.

Barcelona mori fitoren që i afron shumë te titulli kampion. Barcelona ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Real Madridi si i dyti ka 75 pikë.

të fundit

Parashikimi i motit për sot, 15 dhjetor 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në…

1 minute ago

Horoskopi 15 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Parashikimet e Horoskopit të Brankos për ditën e nesërme, e hënë 15 dhjetor 2025, sjellin sinjale të rëndësishme për të…

8 hours ago

“Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit. Në lojë jo vetëm Ministria e arsimit, ja shifra e përfituar

Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug…

8 hours ago

Poem Blu feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sara Hoxhës dhe fjalët prekëse të Ledri Vulës

Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Ka…

8 hours ago

Ernest Muçi vlerësohet me çmimin “Goli më i bukur” i nëntorit

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja…

8 hours ago

Babë e bir shkaktuan tragjedinë në Australi, hapën zjarr mbi turmën e hebrenjve/ 50-vjeçari është vrarë nga policia, i biri 24 vjeç në gjendje të rëndë

Një sulm terrorist u regjistrua së fundmi në Australi ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur e mbi 30…

9 hours ago