Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të vitit 2026.
“Dardanët” fituan në udhëtim ndaj Suedisë me shifra minimale prej 1-0, shkruan “Gazeta Express”.
Fitoren e madhe Kosovës ia dhuroi sulmuesi Fisnik Asllani, i cili shënoi në pjesën e parë të ndeshjes.
Më saktëisht, Asllani shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Veldin Hoxha.
Në fund të pjesës së parë, Kosova e pati edhe një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, por që Vedat Muriqit iu ndal goditja nga portieri suedez dhe Leon Avdullahu më pas e goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë, natyrisht, sulmet nga ana e Suedisë u shtuan, mirëpo pa rrezik të madh për portën që mbrohet nga Arijanet Muric.
Alexander Isak pati një mundësi të mirë me kokë, e cila kaloi mbi portë, dhe Roony Bardhji që ishte rrezik nga ana e majtë e mbrojtjes së Kosovës.
Ndërkohë, superylli i Liverpoolit, Isak pati edhe një mundësi të mirë, përsëri me kokë, por që u ndal nga duart e Arijanet Muricit.
Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve, derisa Suedia mbetet e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, teksa më 18 nëntor e përmbyll këtë cikël kualifikues./GazetaExpress/
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka konfirmuar zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës…
Policia me plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë. Opozita do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në orën…
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë brenda një shkolle në zonën e Kypselit në Athinë, ku një…
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia.…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka thyer heshtjen për herë të parë rreth ndarjes nga partnerja…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, se nëse shkon kërkesa nga SPAK në Kuvend, do të votonte heqjen e…