Jose Mourinho shkarkohet nga Fenerbahçe! Aventurës turke të “Special One” i vjen fundi, pas një tjetër eliminimi nga Liga e Kampionëve në fazat kualifikuese
ÇFARË NDODHI?
None found
Fenerbahçe, ka konfirmuar se Mourinho është shkarkuar pasi klubi u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën play-off.
Klubi turk humbi me rezultat të përgjithshëm 1-0 ndaj Benficës dhe drejtuesit morën masa të shpejta dhe vendimtare.
Mourinho, është përfolur për një rikthim të bujshëm në Angli, ku ai ka fituar tre herë Premier Leaguen me Chelsean, dhe Nottingham Forest është përmendur si një opsion për të siguruar shërbimet e tij.
Tani që ai është përsëri i lirë në tregun e trajnerëve, pritet që disa klube të lidhen me këtë takticien me shumë përvojë.
Mourinho e udhëhoqi Fenerbahçen drejt vendit të dytë në kampionatin e kaluar, por e mbylli sezonin pa asnjë trofe. Trofeu i tij i fundit ishte Conference League, të cilën e fitoi me Romën në vitin 2022.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…