sport

Çështja Xhaka, vijojnë hetimet nga antikrimi anglez. Dyshohet për baste nga Shqipëria, në skenë del edhe emri i ish-sulmuesit të Vllaznisë

Granit Xhaka vazhdon të jetë nën hetim nga Federata Angleze e tashmë edhe nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Angli, për dyshimet që ka rreth një kartoni të verdhë që mori në ndeshjen e sezonit të kaluar mes Lids dhe Arsenalit. Dyshimet lindën nga një fluks i pazakontë bastesh për këtë ndëshkim, ndërsa tani në mediat britanike flitet për përfshirjen e mafies shqiptare dhe të një ish-futbollisti i cili është dënuar për trukime.

“Sportsmail” ka bërë të ditur se Federata Angleze ia kaloi që në qershor të gjitha informacionet që kishte te NCA, e cila është ajo që merret me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Sinjalizimi ishte bërë nga kompania e basteve Betfair, për një shumë prej rreth 52 mijë paund që ishte vënë bast për ndëshkimin me karton të verdhë të Xhakës në 10 minutat e fundit të sfidës. Ai u ndëshkua në minutën e 86 të ndeshjes ndaj Lids, kur Arsenali ishte duke fituar 4-1, ndërsa vonoi lojën në mënyrë pakuptimtë.

Të lidhura

None found

Por sipas burimeve të “Sportsmail”, tashmë NCA ka zbuluar shuma edhe më të mëdha që janë vendosur baste duke përdorur kriptomonedhat në tregje që nuk kontrollohen dot, me një pjesë të madhe që mendohet se është vënë në Shqipëri, ndonëse në teori në vendin tonë bastet sportive nuk janë të ligjshme e si rrjedhojë nuk duhet të ekzistojnë.

Për më tepër, NCA po heton edhe pretendimet se në këtë çështje është përfshirë edhe Alban Jusufi, ish-sulmuesi i cili u dënua me 5 vite përjashtim nga aktivitetet sportive në vitin 2017 nga gjykata suedeze. Lojtari i cili ka luajtur edhe me Vllazninë gjatë karrierës së tij, u shpall fajtor se kishte korruptuar portierin e AIK, Kyriakos Stamatopoulos, duke e paguar rreth 150000 paund që të mos luante mirë në derbin ndaj IFK Gotenborg. Ajo ndeshje, pas sinjalizimeve nga kompanitë e basteve, nuk u zhvillua.

të fundit

Rama in Bitola with students and rectors: Those who want to knock are afraid of those who throw stones, promises digital library for Albanian

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

25 seconds ago

Property accusations, case against former MP Jurgis Çyrbja dismissed, prosecution: he committed no criminal offense

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…

42 seconds ago

New government in Serbia questions agreements with Kosovo; EU: Belgrade’s commitments remain in force

Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit…

2 minutes ago

Pushteti i ri në Serbi vë në dyshim marrëveshjet me Kosovën; BE: Zotimet e Beogradit mbeten në fuqi

Lista Studentore (Studentska lista), e cila në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit…

5 minutes ago

Rama në Manastir me studentë e rektorë: Ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, premton bibliotekë digjitale për shqipen

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

13 minutes ago

Akuzat për pronat, pushohet çështja ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale

Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…

38 minutes ago