Categories: sport

Cepello i gëzohet kualifikimit të Belgjikës: Më mirë se Portugalia, Jorginho simbol i Italisë

Fusha e bletë e dha verdiktin e saj: Kundërshtari i Italisë në çerekfinalet e Euro 2020 do të jetë Belgjika e Romelu Lukakut. Përfaqësuesja belge, e drejtuar nga Martinez, mundi 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos në raundin e 1/8-ave falë golit të Thorgan Hazard. Duke analizuar kundërshtarët e ardhshëm të të kaltërve, Fabio Capello, trajneri dhe eksperti i njohur italian, deklaroi:

“Belgjika nuk më duket një skuadër që luan hapur, belgët luajnë të varur nga Lukaku. Më vjen keq për De Bruyne, por le të shpresojmë që nuk do të mund të riaftësohet në kohë, sepse është lojtar që bën diferencën. Ata janë një ekip që kur vendoset në zonën e mbrojtjes, është shumë e vështirë për ta mposhtur. Belgjika është skuadër e fortë, megjithatë mendoj se ndaj Portugalisë Italia do ta kishte pasur më të vështirë. Kemi potencial për të avancuar.”

Don Fabio më pas përgëzon trajnerin Roberto Mancini për punën që ka bërë deri më tani, duke nënvizuar:

“Ai u kushtoi vëmendjen lojtarëve të rinj. Ndonjëherë ish-kolegët e mi nuk rrezikojnë ose nuk arrijnë të shohin potencialin e lojtarit të ri. Locatelli luajti mbi 40 ndeshje te Milani, por atje nuk e kuptuan se çfarë potenciali kishte.”

I pyetur se cili është futbollisti simbol i përfaqësueses italiane, Capello u përgjigj pa hezitim:

“Jorginho, ai është lojtari i Mancinit. Ishte një futbollist që nuk më bindte plotësisht, por në ndeshjet që pashë drejtpërdrejt kuptova që është një mesfushor që di të qëndrojë në fushë dhe di të menaxhojë ekipin. Vetë fakti që Italia nuk ka pësuar shumë gola është për shkak të aftësisë së tij për t’u ndërhyrë kundërshtarëve në momentin e duhur.”

të fundit

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

18 minutes ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

43 minutes ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

1 hour ago

Makinat e braktisura në rrugën e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë

Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…

2 hours ago

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse: Kjo do ndikojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…

2 hours ago

Jo vetëm Luana Vjollca, Jasir Asani “shkund xhepat” për të dashurën: Je bota ime

Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…

2 hours ago